Një ngjarje tragjike është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne ku dy bashkëshortë kanë humbur jetën, ndërsa katër fëmijët kanë shpëtuar duke u hedhur nga ballkoni.
Gjithçka pasi banesa e familjes Ndoj në fshatin Breg të Pukës, u përfshi nga zjarri.
Për pasojë kanë humbur jetën dy bashkëshortët Petrit Ndoj, 40 vjeç dhe Dava Ndoj, 35 vjeçe.
Banesa e tyre në katin e dytë u përfshi nga zjarri, ku fëmijët e çiftit më i madhi vetëm 12 vjeç, arritën të shpëtonin gjyshen e paralizuar 80-vjeçare dhe gjyshin.
U desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për të shuar zjarrin, ku dhe u gjetën trupat e pajetë të bashkëshortëve.
Dyshohet se viktimat kanë humbur jetën në tentativë për të shpëtuar.
No comments:
Post a Comment