S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, April 9, 2019

Në 2018, 32 % e të punësuarve nuk paguan sigurime por edhe-...

Në vitin 2018, gati 32 për qind e të punësuarve nuk paguan sigurime. 
Sipas të dhënave administrative të INSTAT në vitin 2018 numri mesatar i të punësuarve ishte mbi 1.3 milionë persona, por në të njëjtin vitin numri mesatar  që paguan kontribute tek sigurimet për efekt pensioni ishte 778,111 persona.
Nga të dhënat shihet se rreth 360 mijë persona janë numëruar si të punësuar por ato nuk kanë paguar sigurime.
Siç shihet nga të dhënat një pjesë e madhe e të punësuarve në vendin tonë nuk punojnë për një pagë, ato janë të vetëpunësuar pa pagë, janë të punësuar në të zezë ose bëjnë punë të papaguar në bizneset e familjes dhe ne bujqësi.
Burimet nga INSTAT bëjnë me dije se punësimi në të zezë në pjesën më të madhe te tij është i përqendruar në sektorin bujqësor.
Në fund të vitit të kaluar të dhënat nga bilanci i forcave të punës tregojnë se 461,680 numëroheshin të punësuar në bujqësi, por këto vetëm 58 mijë fermerë paguan sigurime gjatë vitit të kaluar.
Sipas raportit të Bankës Botërore Trendet e Punësimit 2019 në Rajon rreth 37% e të punësuarve në Shqipëri janë në të zezë.
Në afat të mesëm, përmirësim i dukshëm ka ndodhur në Shqipëri, veçanërisht që nga fillimi i fushatës kundër informalitetit në shtator 2015, ku pjesa e punësimit informal u tkurr nga 50% me 2014 në 36% në tremujorin e dytë të 2018.
Por megjithatë raporti thekson se, në punësimi informal në Shqipëri qëndron në nivelet më të larta ë rajon.
Në Shqipëri, një në tre persona është duke punuar në të zezë në raport me 1 në 5 persona të Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi.
Vetëpunësimi vazhdon të jetë lloji mbizotërues i punësimit informal, ndërsa nuk paguhet puna familjare.
Raporti evidenton se pothuajse gjysma e atyre që punojnë në të zezë janë të vetëpunësuar. Puna në të zezë ka pasoja të prekshme në kohë. Raportimi jo i plotë (ose nën-raportimi) i kontributeve të sigurimeve shoqërore sot nënkupton relativisht mbulim të ulët ose përjashtim nga pensionet./ Monitor /

 tc

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...