Shtypnews.al
Ish-Kryeministri Bajram Kosumi ka propozuar krijimin e një “Konfederate Moderne” të katër shteteve rajonale, Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë. Ka thënë se një bashkim i tillë do të mund të ndodhte në fushën e diplomacisë, tregtisë, ushtrisë e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave.
Sipas tij, një ide e tillë do të mund të krijohej edhe për shkak se asnjëri prej këtyre shteteve s’ka pretendime ndaj njëri-tjetrit.
”Pse mund të krijohet një konfederatë moderne kur shqiptarët janë pjesë përbërëse e secilit shtet dhe si komb shumicë? Sepse pikërisht shqiptarët kanë interes strategjik për të ruajtur pavarësinë dhe marrëdhëniet miqësore me Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, mu për shkak të faktorit shqiptar në ato shtete dhe për shkak të apetiteve hegjemone të Serbisë dhe politikave ndikuese të të tjerëve”, ka shkruar Kosumi, në një tekst autorial, në konferencën ”Balkans Leadership Conference”, të organizuar nga Universal Peace Federation, Tiranë.
Autori i librit “Koncept për mendimin e ri politik” ka shpjeguar se pse në aspektin ekonomik do të ishte i frytshëm një bashkim i tillë ndërmjet katër shteteve.
“Katër shtetet tona kanë territor të vogël, tregje të vogla, me një ekonomi jo shumë të zhvilluar. Bruto produkti i katër shteteve shkon nga rreth 5 miliardë dollarë sa e ka Mali i Zi, deri në 13 miliardë sa ka Shqipëria. Ekonomia e secilit prej katër shteteve mbetet në mëshirën e cilitdo shtet mesatar europian, apo si e tha kryeministri bullgar në Samitin e BE Sofje në vitin 2018, bruto produkti i të gjitha shteteve të vogla të EJL nuk bën sa ai i Çekisë (215 miliard dollarë)”, ka shtuar ai.
Sipas tij, bashkimi i katër shteteve të vogla do të mund të kursente shumë buxhetet e shteteve në fushën e diplomacisë, duke i përdorur të njëjtat mjete për fusha tjera.
“Me një marrëveshje të mundshme midis katër shteteve të vogla për politikat e jashtme dhe diplomacinë, në vend të 28 ambasadave sa ka Mali i Zi deri në 37 ambasada sa ka Shqipëria (Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë midis këtyre shifrave), mund t’i kishin 126 ambasada, me kusht që një ambasadë të prezantojë katër shtetet. Sa shumëfish do të zvogëloheshin shpenzimet për ambasada dhe sa shumëfish do të mbulohej bota me përfaqësimin e katër shteteve!”.
“Ushtritë e këtyre shteteve të vogla nisin nga 2500 sa ka Kosova dhe po aq Mali i Zi deri në 9000-10000 sa kanë Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Asnjëra prej ushtrive të vogla të këtyre katër shteteve nuk mund të jetë garanci e sigurisë së vendit nga cilido shtet mesatar rajonal apo europian, natyrisht nëse Tramp hamendet se pse duhet NATO ta mbrojë Malin e Zi”,
“Me një marrëveshje të mundshme midis katër shteteve të vogla për politikat e jashtme dhe diplomacinë, në vend të 28 ambasadave sa ka Mali i Zi deri në 37 ambasada sa ka Shqipëria (Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë midis këtyre shifrave), mund t’i kishin 126 ambasada, me kusht që një ambasadë të prezantojë katër shtetet. Sa shumëfish do të zvogëloheshin shpenzimet për ambasada dhe sa shumëfish do të mbulohej bota me përfaqësimin e katër shteteve!”.
Bajram Kosumi është Rektor i Universitetit “Kadri Zeka” në Gjilan. Është profesor i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës. Është autor Kosumi është po ashtu autor i librave: “Zhanret e gazetarisë”, “Tipologji dhe zhanër’, “Koncept për subpolitikën”; “Fjalor i Barbarëve”,”Koncept për mendimin e ri politik”, “Lirika e Fishtës”, “Një vit vendimtar”, “Letërsia nga burgu” dhe “Fishta dhe tradita letrare shqiptare”.
No comments:
Post a Comment