Nëna Terezë është emri i cili na përkujton “murgeshën e cila ndihmoi të varfërit” mirëpo këto janë 20 faktet të cilat nuk i keni ditur rreth saj:
1. Agnes Gonxha Bojaxhiu është e lindur më 26 gusht të vitit 1910 në Maqedoni, në një familje Shqiptare. Babai i saj vdiç kur ajo ishte 8 vjeç.
2. Agnes ishte e pasionuar nga puna humanitare dhe nga mosha 12 vjeçare e dinte se jetën e saj do t’ia kushtonte humanitarizmit.
3. Kur ajo ishte 18 vjeç shkoi në Irlandë, kështu duke ju bashkuar grupit të quajtur “Sisters of Loreto in Rathfarnham”.
4. Edhe pse ajo jetoi deri në moshën 87 vjeçare, asnjëherë më në jetë nuk e ka takuar motrën dhe nënën e saj, do të thotë që nga dita kur ajo shkoi në Irlandë!
5. Pas një viti mësim të gjuhës angleze, Nëna Tereëzë është transferuar në Darjeeling të Indisë.
6. Ajo betua si murgeshë në vitin 1931
7. “Therese of Lisieux” njihet si mbrojtëse e misionarëve, mbrojtëse e atyre që vuajnë nga AIDS-i. Kurse “Tereza e Alivisë” njihet si mbrojtëse e urdhërave fetare.
8. Nëna Terezë filloi të japë mësim në lëndët e historisë dhe gjeografisë në Calcutta, në një shkollë të mesme ku kryesisht shkonin fëmijët e të pasurve. Ajo punoi 15 vite në këtë shkollë dhe e donte punën, mirëpo shpërqëndrohej nga varfëria që e rrethonte.
9. Në vitin 1946 Nëna Terezë shkoi për një udhëtim nga i cili kuptoi se ajo është e lindur që të shërbej të varfërit në emër të Krishtit.
10. Përgatitjet për punën e saj të re zgjatën rreth dy vite, ngase së pari duhet të përfundonte një kurs të infermierisë si dhe të merrte leje nga “Sisters of Loreto”.
11. Në vitin 1948, Nëna Terezë ndërroi rrobat e saj kështu duke veshur një sari (veshje tradicionale e Indisë) si dhe sandale të thjeshta.
12. Viti i parë i Nënës Terezë në lagjet e varfëra ishte shumë i vështirë ngase ajo nuk ishte e mësuar dhe se nuk kishte të ardhura. Disa herë ishte tunduar që të kthehej në manastir por i rezistoi tundimit.
13. Projekti i saj i parë ishte mësimi i fëmijëve të varfër si të shkruajnë dhe të lexojnë. Në mungesë të pajisjeve ata përdorën shkopinj druri.
14. Përveç promovimit të leximit, Nëna Terezë i ka mësuar fëmijëve higjienën themelore.
15. Fjala filloi të përhapet në lidhje me veprat e mira të Nënës Terezë dhe së shpeji shumë vullnetarë të tjerë i janë bashkuar. Më 1950, ajo filloi misionin e bamirësisë një kuvend dedikuar për kujdesin ndaj “të uriturve, të zhveshurve, të pastrehët, të verbërit dhe të gjithë ata njerëz që ndihen të padëshiruar nga shoqëria”.
16. Nëna Terezë hapi një shtëpi për jetimët dhe të rinjtë e pastrehë.
17. Nëna Terezë është nderuar me shumë çmime gjatë jetës së saj, nga Padma Shri në Indi në vitin 1962 e deri tek Papa Xhon XXlll me çmimin për paqe në vitin 1979. Në Shqipëri është nderuar me medaljen e artë si nderi i kombit në vitin 1994 por çmimi më i famshëm i që ajo e ka fituar është Nobeli në vitin 1979.
18. Ajo refuzoi ndejën e organizuar nga Nobeli duke kërkuar që paratë e kësaj ndeje të shkojnë në Indi për të varfërit. Shuma e parave ishte 192,000$.
19. Ajo vazhdoi punën e saj me të varfërit deri në ditën e saj të vdekjes më 5 shtator të vitit 1997.
20. Më 4 shtator të vitit 2016, Papa Françesku e shpalli emrin e saj të shenjtë.
No comments:
Post a Comment