Në një kohë kur dy vendet kanë një gjendje të tensionuar mes tyre, situata është përkeqësuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ku prej orësh shqiptarët presin në radhë nga ana e Greqisë, pasi sipas grekëve, është bllokuar sistemi. Por pas kësaj, edhe pala shqiptare ka bllokuar sistemin, duke bërë që askush të mos shkojë në drejtim të Greqisë, ashtu edhe sikundër askush nuk hyn don në Shqipëri. Burime thonë se bllokimi i sistemit nga pala shqiptare është bërë për çështje inati, ndërsa qytetarët të cilët janë në pritje prej orësh në radhë kilometrike, i janë drejtuar edhe kryeministrit Edi Rama me mesazhe, për ti ndihmuar në zgjidhjen e problemit.
Kujtojmë se nuk është hera e parë që pala greke me pretendimin që nuk punon sistemi elektronik, shkakton të tilla radhë, ndërsa qytetarët duhet të presin për orë të tëra për tu kthyer në atdhe. Nga ana tjetër burimet thanë më herët se nga Greqia në Shqipëri kalonin vetëm ata persona që kanë pasaportë apo kartë identiteti greke, por tashmë gjithçka është e bllokuar, pasi edhe pala shqiptare i është përgjigjur homologëve me të njëjtën monedhë.
No comments:
Post a Comment