S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Saturday, November 3, 2018

Malok në Nju Jork! Skraparliu nuk e ndal luftën e klasave

 /NGA LIR SECI, SHBA/
  • Kisha lanë takim te dentisti në Manhattan, aty afer ku punoj, me shkue gjate pushimit që mos me humbe kohen, nji rruge e dy pune si i thone fjales.
  • Mbasi kreva punë, prita per ashensorin ne katin e 27-të ku kam dentistin…tu u hape dera ndigjoj shqip, nji burre në ashensor i tha “Mirupafshim.” nji grueje qe doli nga ashensori ne ate kat. Grueja ishte e veshun si infermiere dhe hyni te nje dere ku shkruhej “Klinike Private.”
  • Une hyna në ashensor, ai burri shqiptar qe foli me ate gruen me hodhi nji shikim matës nga kryet e deri te kambet, natyra tipike zhbiriluese shqiptare. Mos me e lane me u torturue i fola shqip.
  • -“Si jeni a jeni mirë?”
  • -“Miredita” – nxitoi me ma kthy, – “nga te kemi…nga e folura ngjan sikur je nga anët tona …”
  • Une qesha…sa herë kur njerezit nxitojne me ma caktue origjinen ua la mbarë se kam deshire me pa se ku duen me dale…
  • -“E andej jam…” – i thashë.
  • -“Me vjen mire” – tha, – “se na mbytën malokët edhe ketu në Manhattan…e pe ate gruan qe doli nga ashensori qëparë? Maloke nga Shkodra…Po që është bërë ndihmësmjeke tjetra se? Punon te klinika e nje mjeku të njohur.”
  • -“Po ti këtu punon?” – e ngava unë megjithëse e kisha pa nga uniforma qe punonte fshirës xhamash te ai pallat, sepse kishte logon e kompanisë në bluzën e uniformes…”Window Cleaning”.
  • -“Po kam sa vite qe punoj këtu…çtë bëjmë na duhet të punojmë.”
  • Heshti pak dhe shfryu :
  • -“Bëjmë punë të rënda se shkollë s’bëmë dot…ajo gruaja nga Shkodra që të thashë fillimisht pastruese ka qenë ketu, beri shkollen tjetra dhe u bë ndihmesmjeke pastaja… Ky vend paskësh qenë për malokët ore burrë…të tërë nga andej jane, nga Shkodra, nga Malësitë. Kam disa nga Kelmendi që punojne këtu…të gjithë ashtu flasin trashë, malokçe.”
  • -“Më fal” – e pyes une qetesisht, – “çfarë kupton me malokë ti? Kë quani malok sipas mendimit tuaj?”
  • -“Po këta pra që flasin trashë, që flasin malokçe…këta që nuk flasin gjuhën zyrtare.”
  • -“Nga jeni ju?” – e pyeta…
  • -“Nga Skrapari jam.” – tha ia.
  • -“Po ky Skrapari sikur është malesi me duket?” – bana të paditunin une…
  • -“Po malesi jemi por jemi ndryshe…” – nxitoi ai, – “nuk jemi te trashe se nuk flasim trashë…”
  • -“Pra domethene, ajo gruaja qe ka bërë 4 vjet shkolle në Manhattan dhe është edhe ndihmesmjeke, ngaqë flet malokçe qenka e trashe kurse zotrote që punon pastrues dhe flet gjuhen zyrtare, qenkërke i hollë? Dhe jo veç shkolla… e di ti se Shkodra është vetëm 9 metra mbi nivelin e detit!?”
  • Mbeti…nuk e priti.
  • -“Po mirë këtë tjetrën a e di zotrote, që siç na e ka lënë të shkruar Faik Konica, fjala “Malok” per herë të parë është futur në perdorim në shqip nga qytetaret e Beratit të cilet quanin “Malokë” pikërisht Skraparllinjtë!?”
  • Ai shtangu…kishim zbrite disa kate dhe per pak mbrrinim në katin ku ishte dalja prandaj nxitova me i thanë :
  • -“Edhe lidhun me ata Kelmendasit qe i quejte të trashë ti, a e din zotnia jote se Vermoshi asht zona e parë në Shqipni që ka pase rrymë elektrike!? Sepse në fillim te shekullit te kaluem kur u ndertue nji hidrocentral ne Mal te Zi, lumi mbi te cilin u ndertue kishte ujna nga Vermoshi dhe ne baze të drejtes nderkombetare duhesh me i dhane energji elektrike asaj zone… Kshtu që Vermoshi ka pase tre brezni me dritë elektrike kur zotnisë tande i kane ardhe “Dritat e Partise” mbasi u ba elektrifikimi i vendit…ajo që ju komunistet hala e queni “Festa e 25 Tetorit 1970”…Që për koinçidencë i takon me qenë dita e sotme… Tre brezni para jush kane pase drite elektrike Vermoshasit e ju prapë vazhdoni e vetëmasturbohuni në komplekse superioriteti.”
  • Per fat ashensori ndali në katin ku kisha me dale e s’mu desh me ia pa ma bojën…

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...