Boca-River, spektakël dhe ‘dramë’ në finalen e parë të ‘Copa Libertadores’
River Plate ka bërë një hap të rëndësishëm drejt shpalljes kampion i Amerikës Jugore, pasi barazoi 2-2 me rivalin e përjetshëm argjentinas Boca Juniors në një ndeshje të parë finale mjaft dramatike në Buenos Aires.
Ndeshja e parë e Copa Libertadores e shumëpritur në gjithë botën, u shty për 24 orë për shkak të rrebeshit të shiut. Ajo u zhvillua sot, me rivalët e përjetshëm argjentinas Boca Juniors dhe River Plate që barazuan 2-2 në një ndeshje dramatike.
Ndeshja e kthimit finale zhvillohet pas dy javësh, me 24 nëntor në “El Monumental”, me Plate që ka përparësinë, pasi do të luajë para tifozëve të vet.
Vendasit e nisen takimin për mrekulli, duke kaluar në epërsi pas gjysmë ore lojë, kur Ramon Abila shënoi për ta ndezur stadiumin.
Megjithatë, reagimi i River Plate ishte i menjëhershëm, me Lucas Pratton që e barazoi rezultatin vetëm dy minuta më vonë.
Boca e mbylli pjesën e parë me epërsi prej 2-1, pasi në sekondat e fundit të saj realizoi Dario Benedetto për ta kthyer epërsinë.
Por një autogol i Carlos Roberto Izquierdoz i ndihmoi River Plates të sigurojë një barazim të rëndësishëm, kur shënoi në portën e vet gjysmë ore para fundit.
No comments:
Post a Comment