Propozimet e eksportuesve, Zusi: Të hiqet taksa progresive, antikombëtare
Eksportuesit shqiptarë kërkojnë që taksa progresive mbi pagat duhet të hiqet, pasi ajo është antikombëtare.
Ka qenë kreu i Qendrës së Eksporteve Shqiptare, Alban Zusi, i cili ka bërë publik këtë propozim, teksa ka folur në Ora News, ku ka dekalruar, se taksa progresive prej 23% ndaj pagave të larta, është e papërballueshme.
“Me çfarë të punësojmë personel të kualifikuar, të cilët e taksojmë me taksë antikombëtare. Ne duhet të luftojmë ta heqim. Biznesi nuk është i organizuar për të ndërmarrë aksione ligjore.
Ajo taksë e ka burimin tek një dialog i Obamës me Ëarren Buffett, i cili thotë që unë taksohem më pak se sekretarja ime. Nuk thotë për rrogën, por fitimet e tij dhe ne fillojmë e marrim riekuilibrin e shoqërisë.
Unë jam dakord që ai foton 10 km euro të paguaj 23 për qind, jo ai që fiton 1 mijë euro, ai që merr rrogë” ka thënë Zusi.
No comments:
Post a Comment