George W. Bush, djali i ish-presidentit të moshuar George H.W. Bush bëri të ditur përmes twitterit se ai dhe familja e tij „janë të trishtuar të japin lajmin, se babai ynë i dashur pas 94 vitesh të jashtëzakonshme ka ndërruar jetë". Georg Bush ka qenë nga viti 1981 deri në vitin 1989 zëvendëspresident nën presidentin amerikan, Ronald Reagan-in dhe më vonë katër vite kreu i shtetit më të fuqishëm të botës. Ndërsa djali i tij, George W. Bush ka qenë president i Shteteve te Bashkuara nga viti 2001-2009.
George und Barbara Bush kanë qenë 73 vite të martuar dhe kishin gjashtë fëmijë, njëri prej tyre ndërroi jetë në moshën 3 vjeçe. Vitet e fundit ish-presidenti i moshuar amerikan duhej të trajtohej disa herë në spital. Para dy vitesh e gjysmë ai u rrëzua në shtëpinë e pushimeve me pasojë thyerjen e vertebrës së qafës. Pas kësaj ai duhet të qëndronte në karrigen e invalidit.
Për bashkimin gjerman, kundër Trumpit
Nga koha e presidencës së Bushit të parë ka mbetur në mendje lufta për çlirimin e Kuvajtit. Profili më i qartë politik i Bushit u tregua në rrëzimin e Murit të Berlinit, dhe si një nga krerët e pakët të shteteve botërore ai e mbështeti hapur bashkimin gjerman. Ish-kancelari gjerman, Helmut Kohl ka shprehur nderime të veçanta për George Bush.
Sipas historianit Mark Updegrove, ish-presidenti George Bush nuk kishte ndonjë mendim të lartë për presidentin Trump dhe nuk votoi për të në nëntor 2016, megjithëse ai ishte kandidat i partisë së tij republikane. Trump nuk mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Barbara Bush dhe njoftoi se „për respekt të familjes Bush" ai nuk do të marrë pjesë në ceremoni.
la/sti/ml (afp, ap, dpa, rtr)
/Shtypnews.al/ DW Shqip/
No comments:
Post a Comment