Audiopërgjimi/ Këto ishin fjalët e fundit të gazetarit para se të ekzekutohej
Shtypnews.al
Kanë dalë detaje të reja për gazetarin e vrarë në konsullatën arabe në Turqi. Ka qenë një audiopërgjim, i cili ka zbuluar se cilat kanë qenë fjalët e fundit të gazetarit Xhamal Kashogi, që ka thënë në ambasadën arabe.
Al Jazeera shkruan se një audio-regjistrim brenda zyrave të kosulatës, ku ai dëgjohet të thotë: “Po mbytem…ma hiqni qesen nga koka, jam klaustrofobik,”.
Po ashtu, mediat shkruajne vdekja e tija ka qenë e dhimbshme dhe ka zgjatur 7 minuta, shkruan Al Jazzera.
Arabia Saudite deri tani ka arrestuar 18 persona për vrasjen e gazetarit, dhe ka shkarkuar 5 zyrtarë të lartë të qeverisë.
Presidenti turk, Erdogan ka kërkuar që ata të ekstradohen në Turqi pasi krimi ka ndodhur në territorin turk.
© SYRI.net & Shtypnews.al
No comments:
Post a Comment