Sapo ka nisur ndeshja në “Loro Boriçi” ndërmjet Shqipërisë dhe Skocisë e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Prej disa ditësh tifozët skocez kanë “pushtuar” kryeqytetin shqiptar ndërsa sot janë zhvendosur në Shkodër për të ndjekur duelin aq shumë të rëndësishëm.
Para ndeshjes, tifozët skocez i janë bashkuar kuqezinjve duke festuar me këngë patriotike shqiptare, shkruan Syri.net
Mbi 2 mijë tifozë skocezë ndodhen në shkallët e stadiumit dhe shumë prej tyre gjatë takimit me shqiptarë kanë mësuar si të bëjnë me duar simbolin e shqiponjës.
Një rast i tillë është evidentuar në shkallët e stadiumit ku tifozi skocez bën shqiponjën gjatë ekzekutimit të himnit të Shqipërisë.
No comments:
Post a Comment