S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Monday, November 5, 2018

(Budallalleqet e sistemit komunisto-diktatorial). Mos e kloni pa e Lexur-....

(Budallalleqet e sistemit komunisto-diktatorial).


Si i shkruan 600 të rinj, parrullën mbi malin e Shpiragut. Rekordi, 15 ditë për të ndërtuar 80 metra të gjata dhe 40 metra të gjera, për ti prishur u deshën 3 muaj.

Gurë dhe gëlqere për 5 shkronjat.

Gjithçka e ndërtuar ka qenë me gurë natyralë që vendoseshin mbi “themelet” e germave. Gurë të marrë nga zona përreth dhe sidomos gurë zalli të nxjerrë nga shtrati i lumit të Osumit. Teki Përmeti thotë se gëlqerja vinte në formë qulli nga Berati. Pastaj nga rruga për rreth një orë në këmbë, transportohej me kova deri tek shkronjat dhe më pas hollohej pak me ujë dhe ashtu në formë sherbeti të trashë lyheshin shkronjat. Gjatë kohës që punohej, njerëzit që iu ngjiteshin shpateve dukeshin si mizat e dheut; të gjithë, kush me kova kush me bidonë uji ngjiteshin në heshtje pas njëri- tjetrit. Mobilizimi kishte një moto mbi të gjitha, parulla duhej shkruar brenda afatit, sepse nëse përfundimi i saj do të ishte më pas, asgjë nuk kishte vlerë. Megjithëse po të mos mbahej fjala e dhënë dhe të mos realizoheshin detyrat, mundësia më e madhe ishte që drejtuesit e aksionit, do të sakrifikoheshin në emër të partisë, madje duke u shpallur edhe armiq të saj, sabotatorë për të përfunduar burgjeve politike. Kështu, brenda 15 ditëve ENVERI, hipi në malin e Shpiragut, pasi kështu vendosi Partia… ose dhe, kështu donte baza militante…

Prishja e parullës.

Aksidenti i ushtarit që digjte me napalm emrin e Enverit.

Ishte koha kur faqet e kodrave e maleve u mbuluan me mbishkrime të mëdha, të cilat evokonin emrin, lavdinë e pavdekshmërinë e tij. Qindra e mijëra vetë, u mobilizuan për të gdhendur në shpatet e malit të Shpiragut, pranë Beratit, emrin gjigant “ENVER”, ndërkohë që procesione e rituale të tilla, kryheshin në çdo kohë e pandërprerje, anë e mbanë vendit. Por trupat e xhenios së ushtrisë do të ishin ato që do të vazhdonin pjesën tjetër të medaljes, shkatërrimin e asaj ndërmarrje që kishin marrë përsipër Vite më parë, në vitin 1994, tek përgatitej të zhvillohej festivali folklorik në kalanë e Beratit, qeveria nxori fonde për të zhdukur ato pesë germat e formuara me gurë dhe shkëmbinj të lyer me gëlqere, në faqe të Shpiragut, që përbënin fjalën ENVER. U shpenzuan miliona lekë, u punua me muaj duke u përdorur dhe mjete të forta deri në djegien me napalm. Një ushtar që punonte në shuarjen e tyre, u dëmtua rëndë dhe ky ishte i vetmi aksident që u shënua në atë kohë! Megjithatë rezultatet nuk ishin krejtësisht të pastra. Pra relievi i germave nuk arriti të zhdukej krejtësisht.

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...