S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Friday, November 30, 2018

KFOR-i i del në ndihmë Policisë së Kosovës, ndalon kamionin me mallra serbe që ilegalisht hyri në Kosovë



Për lajme të tjera ju duhet me pa tjetër që të pëlqeni këtë faqen -----> Shtypnews.al <-----Kliko mbi të tani dhe pëlqeje pa humbur kohë...! (

Shtypnews.al

KFOR-i i del në ndihmë Policisë së Kosovës, ndalon kamionin me mallra serbe që ilegalisht hyri në Kosovë


Zëdhënësi i KFOR-it, Vinçenco Graso ka konfirmuar se njësitë e forcave të NATO-s në Kosovë e kanë ndaluar një kamion në kalimin ilegal të pikës kufitare me Serbinë, në komunën e Zubin Potokut.
Ai ka theksuar se i është dërguar thirrje edhe Policisë së Kosovës, por kjo nuk ka lidhje me vendosjen e taksës për mallrat serbe prej 100 për qind.
Graso ka thënë së ushtarët e KFOR-it kanë vepruar në bazë të përgjegjësive të veta, sipas të cilave ata kontrollojnë dhe patrullojnë në zonat kufitare në të cilat gjenden kalimet ilegale, dhe të cilat Policia e Kosovës nuk ka të drejt t’i kontrollojë, transmeton Ballkani.info.
Ai për kossev-in serb ka thënë se KFOR-i nuk e kontrollin mallin që gjendet në mjetet transportues, dhe se KFOR-i nuk merret me këtë.
“Detyra jonë nuk është ndalimi konkret i tregtisë ilegale, por ne kujdesemi për sigurinë e përgjithshme në rajon. Ka qenë terr, mjeti ndodhej në kalimin ilegal nga ana kosovare vijes kufitare për të cilën ne jemi përgjegjës. Ushtarët në patrull e kanë vlerësuar se është e nevojshme që ai kamion të ndalohet. Ne nuk e kontrollojmë mallin dhe as dokumentacionin për të dhe kjo nuk është puna jonë. Atëherë e thërrasim policinë”, ka thënë ai.
Policia e Kosovës ka njoftuar se KFOR-i e ka ndaluar një kamion me regjistrim serb të Zubin Potokut.
Kamioni me mallë të ndryshëm, vozitej nga dy serbë, ndërkaq pas vendimit të prokurorit, mjeti dhe malli janë dërguar në terminalin doganor të Kosovës. 

Shtypnews.alShtypnews.alShtypnews.alShtypnews.al


No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...