S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Thursday, November 29, 2018

Familja Gjikola me 5 anëtar jeton në varfëri ekstreme

Pesë anëtarë të familjes Gjikola në fshatin Sopot të Bulqizës jetojnë me vetëm një ndihmë 100 mijë lekë të vjetra.

Malvina Gjikola, e cila kujdeset për 4 fëmijët, pasi bashkëshorti i saj ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë, po jeton në kushte të mjerueshme. 

Shtëpia është tërësisht e pabanueshme, pasi i gjithë shiu që bie jashtë futet brenda dhe kudo mbizotëron lagështia. 


Në ditët e acarta të dimrit jeta për nënën dhe 4 fëmijët e saj bëhet akoma më e vështirë.Vetë vogëlushët thonë se dhurata që do donin për fundvit do të ishte një shtëpi e re që dhe ata të kishin mundësi të jetonin si gjithë bashkëmoshatarët e tyre. 


Malvina bën apel për ndihmë pasi e vetme dhe me ndihmë ekonomike e ka të pamundur jetesën.

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...