TIRANË, 15 nëntor /ATSH/ – Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, njofton se një kategori mjetesh me dokument shoqërues teknik origjine, nga SHBA ose Kanadaja, do t’u refuzohet regjistrim në DPSHTRR, pas datës 12.11.2018, pavarësisht faktit që këto mjete kanë kryer formalitetet doganore duke u klasifikuar si automjete.
Drejtoria e Transportit, sqaron se nisur nga problematikat e përcjella nga Drejtoritë Rajonale po ashtu edhe ankesat e qytetarëve në portalin qeveritar e-Albania, për disa mjete që importohen nga SHBA ose Kanadaja, me dokumentet shoqërues me treguesit teknik nga origjina, me përshkrimet “Destruction” (shkatërrim) ose “Parts only” (pjesë këmbimi) ose “Not to be registered” (nuk mund të regjistrohet) ose “Junk” (mbeturinë) ose shënime të tjera, do t’u refuzohet regjistrimi në DPSHTRR pas datës 12.11.2018, pavarësisht faktit që këto mjete kanë kryer formalitetet doganore, duke u klasifikuar si automjete.
No comments:
Post a Comment