Shtypnews.al
Historiku i marrëdhënieve BE – Shqipëri
26 qershor 2018 – Këshilli bie dakort t’i përgjigjet pozitivisht progresit të bërë nga Shqipëria dhe përcakton rrugën drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në qershor të vitit 2019.
07 prill 2018 – Publikohet Raporti 2018 për Shqipërinë nga Komisioni Europian dhe rekomandimi i tij për Këshillin për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
06 shkurt 2018 – Komisioni Europian miraton strategjinë e tij për ‘Një perspektivë të besueshme të zgjerimit dhe përforcimin e angazhimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor’.
09 nëntor 2016 – Komisioni Europian publikon Raportin për Shqipërinë për vitin 2016
09 nëntor 2016 – Komisioni Europian paraqet Strategjinë e Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor
30 mars 2016 – Takimi i 6-të i Dialogut të Nivelit të Lartë BE-Shqipëri në Tiranë
24 mars 2015 – Takimi i 5-të i Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE në Tiranë
29 shtator 2014 – Takimi i 4-t i Dialogut të Nivelit të Lartë BE-Shqipëri
24 qershor 2014 – Takimi i 3-të i Dialogut të Nivelit të Lartë BE-Shqipëri
27 qershor 2014 – Këshilli i BE-së përshëndeti më 24 qershor 2014, raportin e Komisionit të 4 qershorit dhe, në dritën e progresit të vazhdueshëm të Shqipërisë, vendosi të japë statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, me kusht që të miratohet nga Këshilli Europian. Takimi i Këshillit Europian më 26-27 qershor 2014 vendosi që Shqipëria të ishte një vend kandidat.
06 mars 2014 – Takimi i 2-të i Dialogut të Nivelit të Lartë BE-Shqipëri zhvillohet duke adresuar 5 prioritetet kryesore
12 Nëntor 2013 – Takimi i 1-rë i Dialogut të Nivelit të Lartë për çështjet kyç.
16 Tetor 2013 – Komisioni, bazuar në progresin e arritur, i rekomandon Këshillit Europian dhënien e statusit kandidat Shqipërisë dhe se vendi duhet të vazhdojë të ndërmarrë veprime në luftën kundër korrupsionit. Ky rekomanidm përfshihet në Strategjinë e zhvillimit dhe Sfidave Kryesore 2013-2014.
12 dhjetor 2012 – Këshilli Europian përshëndeti përparimin e përgjithshëm të bërë nga Shqipëria në përmbushjen e 12 kritereve kyçe të përcaktuara në opinionin e Komisionit në 2010. Megjithatë, statusi i kandidatit do t’i jepet Tiranës sapo ekzekutivi i BE-së të raportojë që progresi i nevojshëm është arritur në fushën e reformave të administratës gjyqësore dhe publike, si dhe në rishikimin e rregullave të procedurës parlamentare. “Mbarëvajtja e sukseshme e zgjedhjeve parlamentare në 2013 do të jetë një test i rëndësishëm për funksionimin normal të institucioneve demokratike të vendit”,theksuan ministrat.
10 Tetor 2012 – KE publikon Raportin e Progresit të 2012 për Shqipërinë i cili propozon dhënien e statusit të vendit kandidat të kushtëzuar.
12 Tetor 2011 – KE publikon Raportin e Progresit të 2011 për Shqipërinë i cili nuk propozoi as dhënien e statusit të vendit kandidat e as hapjen e negociatave për anëtarësim.
10 Qershor 2011 – Qeveria shqiptare miraton Planin e Veprimit që adreson 12 prioritetet kyçe të Opinionit të KE, lidhur me: funksionimin e duhur të Parlamentit, forcimin e shtetit ligjor, realizimin e reformave në administratën publike, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar, forcimin e të drejtave të pronësisë, përforcimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe përmirësimin e trajtimit të të burgosurve.
9 Nëntor 2010 – KE paraqet Opinionin mbi Aplikimin e Shqipërisë për Anëtarësim në BE, ku nuk propozohet as dhënia e statusit të vendit kandidat e as hapja e negociatave. Opinioni përcakton 12 prioritete kyçe që duhen të adresohen nga Shqipëria në mënyrë që të matet progresi i saj drejt BE-së.
8 Nëntor 2010 – Këshilli miraton vendimin për liberalizimin e vizave afat shkurtër për qytetarët shqiptarë.
27 Maj 2010 – KE miraton propozimin që i mundëson qytetarëve të Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës të drejtën për të udhëtua pa viza afatshkurtër në vendet e hapësirës Shengen.
18 Maj 2009 – Takimi i pare i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit midis Shqipërisë dhe BE-së.
28 Prill 2009 – Qeveria shqiptare dorëzon Aplikimin e Shqipërisë për Anëtarësim në BE.
1 Prill 2009 – Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.
3 Qershor 2008 – Komisioni Europian (KE) paraqet Udhërrëfyesin e Liberalizimit të Vizave për Shqipërinë . Ky dokument përcakton 42 standarde lidhur me masat që adresuar nga autoritetet shqiptare në mënyrë që të mundësohet regjimi pa viza për qytetarët shqiptarë.
18 Shkurt 2008 – Vendimi i Këshillit për Partneritetin Europian të rishikuar me Shqipërinë.
1 Janar 2008 – Nënshkrimi i Marrëveshjes së Lehtësimit të Vizave mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë.
Janar 2007 – Hyrja në fuqi e Instrumentit të ri të Ndihmës së Para-Aderimit (IPA).
1 Dhjetor 2006 – Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Përkohshme mes Shqipërisë dhe Komunitetit Europian.
12 Qershor 2006 – Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit mes Komuniteteve Europiane e Shteteve të tyre Anëtare nga njëra anë dhe Shqipërisë nga ana tjetër.
1 Maj 2006 – Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Ripranimit mes Shqipërisë dhe Komunitetit Europian.
Janar 2006 – Vendimi i Këshillit Europian për Partneritetin Europian të rishikuar me Shqipërinë.
14 Prill 2005 – Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ripranimit mes Shqipëri dhe BE-së.
Qershor 2004 – Vendimi i Këshillit për Partneritetin e parë Europian me Shqipërinë.
Maj 2004 – Këshilli Europian lançon programin TAIEX për harmonizimin e legjislacionit kombëtare të vendeve të përfshira në procesin e Stabilizim Asociimit me legjislacionin e BE-së.
21 Qershor 2003 – Samiti i Selanikut konfirmon perspektivën Europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe procesin e Stabilizim Asociimit si kuadrin politik të rrugës së tyre drejt anëtarësimit në BE.
31 Janar 2003 – Presidenti i Komisionit Europian, Romano Prodi shpall zyrtarisht hapjen e bisedimeve për MSA mes Shqipërisë dhe BE-së.
Tetor 2002 – Miratimi i direktivave për hapjen e bisedimeve për MSA me Shqipërinë.
Qershor 2001 – Këshilli Europian i Göteborgut fton Komisionin Europian që të paraqes draft direktivat negociuse të MSA-së me Shqipërinë.
2001 – Komisioni rekomandon fillimin e bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) me Shqipërinë.
2001 – Viti i parë i zbatimit të Programit CARDS për vendet që janë pjesë e procesit të Stabilizim Asociimit.
24 Nëntor 2000 – Këshilli Europian i Zagrebit lancon zyrtarisht procesin e Stabilizim Asociimit për 5 vendet e Europës Juglindore, përfshirë Shqipërinë. Samiti theksoi lidhjen midis progresit të vendeve të rajonit drejt demokracisë, sundimit të ligjit, pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal në njërën anë dhe perspektivës së anëtarësimit të mundshëm në BE në anën tjetër.
19 – 20 Qershor 2000 – Këshilli Europian i Feiras shpall se vendet që janë pjesë e procesit të Stabilizim Asociimit konsiderohen “kandidate potenciale” për anëtarësim në BE.
1999 – Përfshirja e Shqipërisë në Regjimin Autonom Preferencial.
10 Qershor 1999 – Miratimi i Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore në Këln. Në dokumentin themelues, më shumë se 40 vende partnere dhe organizata u angazhuan për të forcuar në vendet e Europës Juglindore “përpjekjet për të nxitur paqen, demokracinë, respektin për të drejtat e njeriut dhe prosperitetin ekonomik, në mënyrë që të arrihet stabilitet në të gjithë rajonin”.
3 – 4 Qershor 1999 – Këshilli Europian i Këlnit riafirmon gatishmërinë e Bashkimit Europian për t’i sjellë vendet e këtij rajoni më afër perspektivës së integrimit të plotë në strukturat e saj. Kjo do të arrihet përmes një lloji të ri të marrëdhënieve kontraktuale (njohur më vonë si Procesi i Stabilizimit dhe Asociimit – PSA) duke marrë parasysh situatat specifike të çdo vendi. Këto situata specifike i referohen progresit në fushën e bashkëpunimit rajonal dhe perspektivës së anëtarësimit në BE në bazë të Traktatit të Amsterdamit si dhe plotësimit të kritereve të përcaktuara gjatë Këshillin Europian të Kopenhagenit në qershor të 1993.
29 Prill 1997 – BE-ja përcakton kushte politike dhe ekonomike për t’u plotësuar nga vendet e Europës Jug-Lindore, si bazë për një politikë koherente dhe transparent në drejtim të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe në fushën e tregtisë, asistencës financiare dhe bashkëpunimit ekonomik, si dhe të marrëdhënieve kontraktuale.
26 Shkurt 1996 – BE-ja miraton një qasje rajonale për vendet e Europës Jug-Lindore.
5 Nëntor 1992 – Hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Tregtisë dhe Bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Komunitetit Ekonomik Europian. Shqipëria përfiton nga programi i ndihmës së BE-së, PHARE. Kjo shënon një hap të rëndësishëm drejt ristrukturimit të asistencës së BE në fushat prioritare të Shqipërisë.
11 Maj 1992 – Nënshkrimi i Marrëveshjes së Tregtisë dhe Bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Komunitetit Ekonomik Europian.
Qershor 1991 – Vendosja e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – Komuniteti Ekonomik Europian.
Procesi i Berlinit
Procesi i Berlinit u çel me Konferencën për Ballkanin Perëndimor, që Kancelarja gjermane Angela Merkel organizoi në Berlin, më 28 gusht 2015, me kryeministrat, ministrat e punëve të jashtme dhe ministrat e ekonomisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në Berlin u ra dakord që konferenca të shërbente si kuadër për një periudhë prej katër vjetësh, gjatë së cilës do të ndiqen përpjekjet për të bërë progres të mëtejshëm në procesin e reformave, në zgjidhjen e çështjeve dypalëshe dhe të brendshme dhe në arritjen e ripajtimit midis dhe brenda shoqërive në rajon. Konferenca shprehu angazhimin dhe dha direktivat për forcimin e bashkëpunimit ekonomik në rajon, veçanërisht për ndërlidhjen e infrastrukturës së transportit dhe energjisë midis vendeve të rajonit dhe me Bashkimin Evropian. Këto çështje u ndoqën dhe u avancuan më tej në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Vjenë, më 27 gusht, në Paris, më 4 korrik 2016 dhe në Trieste më 12 korrik 2017. Takimi i fundit i “Procesit të Berlinit” u organizua nga Mbretëria e Bashkuar në 9-10 korrik 2018. Takimi i ardhshëm i procesit do të organizohet nga Polonia në 2019.
Deklaratat e Kryesive në Samitet e Ballkanit Perëndimor:
Dokumente të tjera zyrtare:
Procesi i Stabilizim Asociimit (PSA) është kuadri themelore i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe BE-së. Ky proces synon të kontribuojë në stabilitetin politik dhe ekonomik të rajonit. Si një qasje e re e BE-së ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor procesi i Stabilizimit Asociimit u lancua në vitin 1999, ku për herë të parë, ajo përfshinte perspektivën Europiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Tre qëllimet kryesore të PSA janë:
- Stabilizimi i vendeve të rajonit dhe mbështetja e tyre për të kaluar drejt një ekonomie tregu
- Nxitja e bashkëpunimit rajonal
- Perspektiva e ardhshme e anëtarësimit në BE
Të gjitha vendet e rajonit që aspirojnë anëtarësimin në BE duhet të përmbushin angazhimet e tyre në kuadër të procesit të Stabilizim Asociimit (PSA) si dhe kriteret e Kopenhagenit të vitit 1993.
Marrëveshja e Stabilizim Asociimit
Me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), dialogu politik midis Shqipërisë dhe BE-së mbahet në kuadër të strukturës së Këshillit të Stabilizim-Asociimit (KSA) dhe strukturave të tjera të përbashkëta. Këshilli i Stabilizim-Asociimit mblidhet një herë në vit për të kryer një vlerësim të përgjithshëm mbi implementimin e MSA-së dhe shqyrton çdo çështje të rëndësishme që del në kuadër të zbatimit të saj.
Përveç kësaj, dialogu politik në nivel parlamentar midis Shqipërisë dhe BE-së zhvillohet në kuadrin e MSA-së, i cili parashikon krijimin e Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, që përbëhet nga anëtarë të Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Shqipërisë.
Dokumente të dobishme mbi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit:
Dialogjet e Nivelit të Lartë:
Në 11 nëntor 2013, filloi Dialogu i Nivelit të Lartë mbi prioritetet kyçe midis Shqipërisë dhe Komisionit Europian, me pjesëmarrjen e Qeverisë, institucioneve të pavarura dhe të opozitës. Platforma e Dialogut të Nivelit të Lartë (DNL) përbën një element thelbësor për të siguruar një proces gjithëpërfshirës dhe përqëndron energjitë në reformat e nevojshme për avancimin e agjendës europiane të Shqipërisë.
1. Instrumenti i Para- Aderimit (IPA)
Që prej viti 2007, Bashkimi Europian paraqiti një instrument të ri në perspektivën financiare për periudhën 2007-2013 të quajtur Instrumenti i Asistencës së Para-Aderimit (IPA). IPA përben një kuadër të vetëm legjislativ i cili ka zëvendësuar të gjitha instrumentet dhe programet e mëparshme të ndihmës së ofruar nga BE-së për mbështetjen e Ballkanit Perëndimor. Ky instrument aplikohet për vendet kandidate dhe kandidate potenciale të Ballkanit Perëndimor si dhe për Turqinë. Që prej krijimit të saj, IPA u bë instrumenti kryesor që i mbështet këto vende gjatë perspektivën së tyre të aderimit në përshtatjen e sistemit të tyre me standardet dhe politikat europiane. Në këtë drejtim, IPA është një instrument që mbështet vendet në përmbushjen e kritereve politike dhe ekonomike dhe në përafrimin e legjislacionit të tyre kombëtar me atë të BE-së. Ky qëllim i rëndësishëm do të arrihet nëpërmjet ndërtimit të institucioneve, përgatitjes për menaxhimin e fondeve të BE-së dhe të disa fondeve mini strukturore.
IPA II do të mbështetet në rezultatet e arritura duke kushtuar 11.7 miliardë euro për periudhën 2014-2020. Përfituesit aktualë janë: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Islanda, Kosova *, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia. Ndihma financiare shqiptare nën IPA II përbëhet prej 649.4 milionë euro për periudhën 2014-2020. Sektorët prioritarë për financim janë:
- Demokracia dhe qeverisja
- Sundimi i ligjit dhe të drejtat themelore
- Mjedisi
- Konkurrenca dhe inovacioni
- Transporti
- Arsimi, punësimi dhe politikat sociale
- Bujqësia dhe zhvillimi rural
- Bashkëpunimi rajonal dhe territorial
IPA I është e përbërë nga pesë komponentë:
- Asistenca e Tranzicionit dhe Ngritja e Institucioneve
- Bashkëpunimi Rajonal dhe Ndërkufitar
- Zhvillimit Rajonal
- Zhvillimi i Burimeve Njerëzore
- Zhvillimi Rural
Vendet përfituese të IPA-s grupohen në dy kategori: vendet kandidate potenciale për në BE (si Shqipëria, Bosnje-Herzegovina, Serbia dhe Kosova) që përfitojnë pjesërisht nga IPA, aktualisht nga komponentët i parë dhe i dytë. Si dhe vendet kandidate për BE (si Kroacia, Turqia, Maqedonia dhe Mali i Zi) të cilët përfitojnë nga pesë komponentët e IPA-s. Fondi total i Instrumentit Asistencës së Para Aderimit për periudhën 2007 – 2013 është 11.5 miliardë Euro. Sektorët prioritarë për financim janë:
2. CARDS (Asistenca Komunitare për Rindërtim, Zhvillim dhe Stabilizim)
Programi CARDS u miratua në vitin 2000, në kuadër të Procesit të Stabilizim Asociimit. Ky program arriti vlerën e 4.6 miliardë eurove ofruar për të ndihmuar vendet e rajonit të Ballkanit në katër fusha:
- rindërtim, stabilizim demokratik, bashkërendim dhe kthim të emigrantëve
- zhvillim institucional dhe legjislativ, duke përfshirë harmonizimin me normat dhe qasjet e BE -së për të përforcuar demokracinë dhe sundimin e ligjit; të drejtat e njeriut, shoqërisë civile dhe medieve; si dhe funksionimin e ekonomisë së tregut të lirë
- zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe shoqëror, duke përfshirë reformën strukturore
- promovim të marrëdhënieve të ngushta dhe bashkëpunimit rajonal midis vendeve të Ballkanit, mes tyre me BE-në dhe vendet kandidate të Europës Qendrore.
3. PHARE
Shqipëria u bë përfituese e Programit PHARE në vitin 1992, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Tregtisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe Shqipëri. PHARE është projektuar për të ndihmuar vendet kandidate në forcimin e kapacitetit të tyre institucional duke i bërë ata të aftë për të përmbushur sfidat e anëtarësimit në BE. Ky program fokus të veçantë kishte forcimin e kapaciteteve të administratës publike. Shuma totale e fondeve PHARE për Shqipërinë gjatë periudhës 1991-2000 arriti vlerën e 631.5 milion Euro.
Strategjia e zgjerimit 2018, Komisioni Europian
Strategjia e zgjerimit 2016, Komisioni Europian
Strategjia e zgjerimit 2015, Komisioni Europian
Strategjia e zgjerimit 2014, Komisioni Europian
Strategjia e zgjerimit 2013, Komisioni Europian
Strategjia e Zgjerimit 2012, Komisioni EuropianStrategjia e Zgjerimit 2011, Komisioni Europian
Strategjia e Zgjerimit 2010, Komisioni Europian
Strategjia e Zgjerimit 2009, Komisioni Europian
Strategjia e Zgjerimit 2008, Komisioni Europian
Strategjia e Zgjerimit 2007, Komisioni Europian
Strategjia e Zgjerimit 2006, Komisioni Europian
Strategjia e Zgjerimit 2005, Komisioni Europian
Strategjia e zgjerimit 2016, Komisioni Europian
Strategjia e zgjerimit 2015, Komisioni Europian
Strategjia e zgjerimit 2014, Komisioni Europian
Strategjia e zgjerimit 2013, Komisioni Europian
Strategjia e Zgjerimit 2012, Komisioni EuropianStrategjia e Zgjerimit 2011, Komisioni Europian
Strategjia e Zgjerimit 2010, Komisioni Europian
Strategjia e Zgjerimit 2009, Komisioni Europian
Strategjia e Zgjerimit 2008, Komisioni Europian
Strategjia e Zgjerimit 2007, Komisioni Europian
Strategjia e Zgjerimit 2006, Komisioni Europian
Strategjia e Zgjerimit 2005, Komisioni Europian
Raporti, 2018
Raporti, 2016
Raporti, 2015
Raport Progresi, 2014
Raport Progresi, 2013
Raport Progresi, 2012
Raport Progresi, 2011
Opinion KE-së mbi Aplikimin e Shqipërisë për Anëtarësim në BE
Raporti Analitik, 2010
Raport Progresi, 2009
Raport Progresi, 2008
Raport Progresi, 2007
Raport Progresi, 2006
Raport Progresi, 2005
Raporti i Stabilizim Asociimit për Shqipërinë, 2004
Raporti i Stabilizim Asociimit për Shqipërinë, 2003
Raporti, 2016
Raporti, 2015
Raport Progresi, 2014
Raport Progresi, 2013
Raport Progresi, 2012
Raport Progresi, 2011
Opinion KE-së mbi Aplikimin e Shqipërisë për Anëtarësim në BE
Raporti Analitik, 2010
Raport Progresi, 2009
Raport Progresi, 2008
Raport Progresi, 2007
Raport Progresi, 2006
Raport Progresi, 2005
Raporti i Stabilizim Asociimit për Shqipërinë, 2004
Raporti i Stabilizim Asociimit për Shqipërinë, 2003
Partneriteti Europian, 2008
Partneriteti Europian, 2006
Partneriteti Europian, 2004
Rregullorja e Këshillit për themelimin e Partneriteteve Europiane në kuadër të MSA-së
Partneriteti Europian, 2006
Partneriteti Europian, 2004
Rregullorja e Këshillit për themelimin e Partneriteteve Europiane në kuadër të MSA-së
Plani Kombëtar për Integrimin në BE 2018-2020 përfshin masat afatmesme dhe afatgjata, që shtrihen deri në vitin 2020, në mënyrë që Shqipëria të arrijë përafrimin e plotë ligjor të legjislacionit kombëtar me acquis të BE-së dhe të harmonizojë të gjithë sektorët me standardet e përcaktuara në kapitujt e acquis. PKIE rishikohet çdo vit dhe vlerësoN progresin e arritur, jo vetëm në shkallën e përafrimit, por edhe në zbatimin e legjislacionit të përafërt. PKIE synon të koordinojë këtë proces përafrimi duke përcaktuar prioritetet për akte që duhet të përafrohen, ministrive të ngarkuara me hartimin/rishikimin e akteve ligjore shqiptare, shkallën e përafrimit dhe datat e miratimit dhe hyrjes në fuqi.
Plani i Veprimit për Adresimin e Rekomandimeve Afatshkurtër 2015 pas Raport-Progresit të Komisionit Europian për Shqipërinë, Qeveria Shqiptare ka përgatitur një Plan Veprimi për adresimin e rekomandimeve afatshkurtra të këtij raporti. Ky Plan Veprimi do të monitorohet nga Bordi i Integrimit Evropian, një organ i Qeverisë Shqiptare, i themeluar për të monitoruar dhe mbështetur procesin e integrimit evropian.
Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015-2020 (SKZHI) Është dokumenti kryesor strategjik kombëtar që mbështet zhvillimin e qëndrueshëm social dhe ekonomik të vendit, duke siguruar përmbushjen e standardeve dhe progresin në procesin e integrimit evropian. SKZHI 2015-2020 kombinon agjentët e zhvillimit me proceset integruese të vendit, duke përmbledhur vizionin kryesor kombëtar, prioritetet dhe objektivat. SKZHI 2015-2020 është një platformë kryesore për planin e zhvillimit të vendit në 5 vjet (2015-2020). SKZHI përbëhet nga gjashtë prioritete:
Integrimi Europian
Qeverisja e Mirë, Demokracia dhe Shteti Ligjor
Stabiliteti Makroekonomik dhe Fiskal
Rritja e konkurrencës
Zhvillimi Njerëzor dhe Kohezioni Social
Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve
Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-2013 përcakton përparësitë dhe synimet strategjike. SKZHI-ja konsiston në pesë kapituj:
- Sfidat me të cilat përballet vendi
- Qëllimet strategjike që duhen arritur
- Përcaktimi i prioriteteve strategjike të çdo qëllimi
- Përcaktimi i kuadrit makroekonomik dhe diskutimi mbi ndryshimet në shpërndarjen e burimeve.
- Përcaktimi i strategjisë për të matur progresin
Plani Kombëtar për zbatimin e MSA (2012-2015). Pas hyrjes në fuqi të MSA-së më 1 prill 2009, Qeveria shqiptare miratoi planin kombëtare për zbatimin e saj për periudhën 2010-2014. Ky dokument përcakton prioritetet afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjatë të Shqipërisë drejt procesit të Integrimit në BE.
Plani i Veprimit adreson Rekomandimet e Opinionit të KE-së për Shqipërinë. Ky dokument u miratua më 10 qershor 2010 me qëllim adresimin e 12 prioriteteve kyçe të Opinionit të KE dhe për të formuluar një grup sistematik masash afatshkurtra të cilat do të zbatohen dhe monitorohen. Në vitin 2007 qeveria shqiptare miratoi Planin e Veprimit për Komunikimin me Publikun që përcakton qasjen e qeverisë për të informuar dhe për t’i komunikuar publikut të gjitha aspektet e procesit të anëtarësimit në BE.
Konventa Kombëtare për Integrimin në BE: Vlerësime dhe Rekomandime 2015-2016 (korrik 2016)
Shpjegimi i Procesit të Berlinit në Shërbimin e Jashtëm (shkurt 2016)
Kushtëzimi i BE-së si një fuqi transformuese në rastin e Administratës Publike Shqiptare (shkurt 2015)
Shoqëria Civile në BE Integrimi i Ballkanit Perëndimor (tetor 2014)
Korniza institucionale për negocimin e pranimit në BE për Shqipërinë (shtator 2014)
Studimi-Një vështrim mbi programet e nxitjes së punësimit në Shqipëri dhe sfidat e vendit në përfitimin nga komponenti i zhvillimeve të burimeve njerëzore IPA IV (nëntor 2012)
Përmbushja e politikës së BE-së për kohezionin dhe kërkesat e IPA-së (nëntor 2012)
Përtej statusit kandidat – qasja e re drejt pranimit në BE (tetor 2012)
Dëftesa e progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE gjatë vitit 2011
12 detyrat e Shqipërisë: Ku jemi sot?”
Selanik 2014: Në kërkim të riafirmimit të besueshmërisë së procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian” (Janar 2011)
Politikat e Kthimit të Trurit dhe ndikimi i tyre në Integrimin Europian të Shqipërisë (Qershor 2010)
Skenarët e një aplikimi (Nëntor 2010)
Aksesimi i Integrimit: Probleme dhe zgjidhjet për adoptimin e IPA-s në Shqipëri, Bosnje – Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoni (Maj 2010)
Presidenca Spanjolle e BE-së: Midis shpresës dhe realitetit (Mars 2010)
Një udhëtim në Progres Raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë (Dhjetor 2009)
Presidenca Suedeze e BE dhe implikimet e saj në procesin e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor (tetor 2009)
Aplikimi i Shqipërisë për Anëtarësim në BE: Koha për rezultate të prekshme (janar 2009)
Shpjegimi i Procesit të Berlinit në Shërbimin e Jashtëm (shkurt 2016)
Kushtëzimi i BE-së si një fuqi transformuese në rastin e Administratës Publike Shqiptare (shkurt 2015)
Shoqëria Civile në BE Integrimi i Ballkanit Perëndimor (tetor 2014)
Korniza institucionale për negocimin e pranimit në BE për Shqipërinë (shtator 2014)
Studimi-Një vështrim mbi programet e nxitjes së punësimit në Shqipëri dhe sfidat e vendit në përfitimin nga komponenti i zhvillimeve të burimeve njerëzore IPA IV (nëntor 2012)
Përmbushja e politikës së BE-së për kohezionin dhe kërkesat e IPA-së (nëntor 2012)
Përtej statusit kandidat – qasja e re drejt pranimit në BE (tetor 2012)
Dëftesa e progresit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE gjatë vitit 2011
12 detyrat e Shqipërisë: Ku jemi sot?”
Selanik 2014: Në kërkim të riafirmimit të besueshmërisë së procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian” (Janar 2011)
Politikat e Kthimit të Trurit dhe ndikimi i tyre në Integrimin Europian të Shqipërisë (Qershor 2010)
Skenarët e një aplikimi (Nëntor 2010)
Aksesimi i Integrimit: Probleme dhe zgjidhjet për adoptimin e IPA-s në Shqipëri, Bosnje – Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoni (Maj 2010)
Presidenca Spanjolle e BE-së: Midis shpresës dhe realitetit (Mars 2010)
Një udhëtim në Progres Raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë (Dhjetor 2009)
Presidenca Suedeze e BE dhe implikimet e saj në procesin e zgjerimit të Ballkanit Perëndimor (tetor 2009)
Aplikimi i Shqipërisë për Anëtarësim në BE: Koha për rezultate të prekshme (janar 2009)
Vende në Tranzit 2015: Shqipëria nga Freedom House
Vende në Tranzit 2014: Shqipëria nga Freedom House
Vende në Tranzit 2013: Shqipëria nga Freedom House
Vende në Tranzit 2012: Shqipëria nga Freedom House
Raporti i Monitorimit Qytetar mbi Planin e Veprimit për të adresuar 12 rekomandimet e Opinionit të KE për Shqipërinë nga OSFA 2011
Ura mbi ujërat e trazuara? Roli i Ndërkombëtarëve në Shqipëri nga Qendra për Strategjitë Liberale 2012
Rruga e gjatë e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian nga Këshilli gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë 2012
Vende në Tranzit 2014: Shqipëria nga Freedom House
Vende në Tranzit 2013: Shqipëria nga Freedom House
Vende në Tranzit 2012: Shqipëria nga Freedom House
Raporti i Monitorimit Qytetar mbi Planin e Veprimit për të adresuar 12 rekomandimet e Opinionit të KE për Shqipërinë nga OSFA 2011
Ura mbi ujërat e trazuara? Roli i Ndërkombëtarëve në Shqipëri nga Qendra për Strategjitë Liberale 2012
Rruga e gjatë e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian nga Këshilli gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë 2012
Indeksi i Shtetit të së drejtës nga World Justice Project
Vende në Tranzit 2011: Shqipëria nga Freedom House
Transformimi demokratik i Ballkanit nga Qendra Europiane e Politikave 2011
Vende në Tranzit 2010: Shqipëria nga Freedom House
Raporti monitorues për zbatimit e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit nga OSFA 2010Raporti i monitorimit vjetor mbi progresin e Shqipërisë në Procesin e Stabilizim Asociimit nga OSFA 2009
Përmbledhje e gjetjeve kryesore të sondazhit të Gallup Balkan Monitor 2010
Përmbledhje e gjetjeve kryesore të sondazhit të Gallup Balkan Monitor 2009
Vende në Tranzit 2009 nga Freedom House
Vende në Tranzit 2011: Shqipëria nga Freedom House
Transformimi demokratik i Ballkanit nga Qendra Europiane e Politikave 2011
Vende në Tranzit 2010: Shqipëria nga Freedom House
Raporti monitorues për zbatimit e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit nga OSFA 2010Raporti i monitorimit vjetor mbi progresin e Shqipërisë në Procesin e Stabilizim Asociimit nga OSFA 2009
Përmbledhje e gjetjeve kryesore të sondazhit të Gallup Balkan Monitor 2010
Përmbledhje e gjetjeve kryesore të sondazhit të Gallup Balkan Monitor 2009
Vende në Tranzit 2009 nga Freedom House
Aktorë të tjerë që monitorojnë, analizojnë dhe raportojnë mbi procesin e Integrimit Europian të Shqipërisë:
Qendra e Studime të Politikave Europiane (CEPS)
Qendra e Politikave Europiane (EPC)
Iniciativa për Stabilitet Europian (ESI)
Freedom House
Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (OSFA)
Transparency International (TIA)
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSCE)
Këshilli Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë
Qendra për Strategjitë Liberale (CLS)
Qendra e Politikave Europiane (EPC)
Iniciativa për Stabilitet Europian (ESI)
Freedom House
Fondacioni i Shoqërisë së Hapur për Shqipërinë (OSFA)
Transparency International (TIA)
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSCE)
Këshilli Gjerman për Marrëdhëniet me Jashtë
Qendra për Strategjitë Liberale (CLS)
***
Lëvizja e Lirë, Migracioni dhe Siguria
Në këtë seksion do të gjeni:
- Historikun e procesit të Liberalizimit të Vizave me Shqipërinë
- Dokumentet kryesore të procesit të Liberalizimit të Vizave me Shqipërinë
- Analizat e EMA-s mbi këtë proces
- Raportet periodike të paraqitura nga qeveria shqiptare
- Raportet e Vlerësimit të Komisionit Europian mbi progresin e Shqipërisë drejt plotësimit të standardeve të përcaktuara në Udhërrëfyesin e Liberalizimit të Vizave për Shqipërinë
- Aktorë të tjerë që monitorojnë, analizojnë, dhe raportojnë mbi Liberalizimin e Vizave me Shqipërinë
- Faqe interneti të dobishme
No comments:
Post a Comment