Lorik Cana e ka kujtuar fitoren e madhe dhe të paharrueshme të Kombëtares shqiptare ndaj Greqisë, që ishte shpallur kampione e Evropës në atë kohë. Kuqezinjtë kishin fituar 2:1 në ndeshjen e zhvilluar fiks 15 vjet më parë
Kombëtarja shqiptare e kishte arritur rezultatin më të madh në histori të saj duke u kualifikuar në Evropianin 2016, shkruan Gazeta Express.
Mirëpo, Kuqezinjtë gjatë dekadave të fundit i kanë përshkuar edhe të arritura dhe gëzime të tjera.
Për shembull, njëra prej fitoreve më të mëdha në histori ishte ajo ndaj Greqisë, në kualifikimet e Botërorit 2006.
Në fakt, grekët ishin shpallur kampionë të Evropës në vitin 2004 dhe vetëm pak muaj më pas e vizituan stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë.
Dhe, Shqipëria e fitoi atë ndeshje të çmendur me rezultat 2:1.
Këtë ndeshje të paharrueshme e ka kujtuar sot Lorik Cana përmes një fotografie në rrjetin social, Instagram.
Kapiteni legjendar shqiptar e ka kujtuar këtë ndeshje pasi ajo ishte zhvilluar më 4 shtator 2004, sot 15 vjet.
Fitorja e Shqipërisë kishte bërë jehonë në mbarë botën pasi Kuqezinjtë e kishin mposhtur kampionen e freskët të Evropës. /Gazeta Express
No comments:
Post a Comment