Pas një lajmi të rremë të shpërndarë në disa media online se në mesnatë një tërmet i fuqishëm do të prekte Tiranën, dhe pas lëkundjeve të orës 22:08, një numër shumë i madh qytetarësh kanë zgjedhur që të largohen nga kryeqyteti.
Në fundin e çdo pallati shihje me dhjetëra njerëz, mes tyre dhe fëmijë të vegjël të shqetësuar, dhe në ankth për orët që do të vinin. Shumë prej tyre zgjodhën që të merrnin makinat dhe të largoheshin në drejtim të Elbasanit, çka krijoi dhe një trafik të madh në afërsi të TEG.
Pavarësisht reagimeve të njëpasnjëshme nga qeveria, se tërmetet nuk mund të parashikohen, duket se asgjë nuk mund ti qetësonte qytetarët, një pjesë e mirë e të cilëve e kaluan natën në makina.
/Shtypnews.al/
No comments:
Post a Comment