S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, September 17, 2019

"Me ler te ushqej dy jetime"- i tha zonja policit bashkiak. "Mos t'i kishe bere", - i kish kthyer ai!

"Me ler te ushqej dy jetime"- i tha zonja policit bashkiak. 
"Mos t'i kishe bere", - i kish kthyer ai! 

Une nuk jam dakord me perndjekjen, me qellim, lirimin e hapsirave publike te zena nga zonja qe vijne nga fshatrat e Tirane per te nxjerre buken e tyre te gojes.

Nuk rrine ne pikat e Bashkise qe ka vendosur per te shitur, sepse aty nuk u shkon njeri dhe i bie qe mallin e tyre ose ta kthejne ne shtepi, ose ta hedhin.

Dhe cfare bejne? Zgjedhin pika te caktuara neper rruget e Tiranes dhe shesin aty per 4-5 ore. As nuk pengojne njeri, as nuk luajne njeri, as bllokojne trafikun, asgje. Punojne me djersen e tyre, ne nje kohe, kur nuk kane asnje mundesi tjeter.

Teksa isha sot ne Don Bosko, u bera deshmitar i kesaj ndodhise. Sapo shikojne policet bashkiake, grate marrin trastat me produkte te ndryshme dhe hyjne neper rrugica, se ata ua marrin vezet, perimet, e cdo gje qe kane!

Gruaja ne foto, nuk kishte mundur te ikte ne kohe dhe i kesh kerkuar meshire policit ta lejonte, dhe i kishte thene atij qe i duhej te ushqente dy jetime, perkatesisht 11 dhe 6 vjec. I kishte jetimet e vajzes se saj, e qe gjyshja kujdesej per ta. E zonja me tha, qe polici i kishte thene qe te mos i kishe bere femijet. E zonja pasi kishte degjuar keto fjale, kishte filluar te qante. Une e pashe me lot ne sy. Filloi te mallkonte shtetin. Sa e pashprese qe ishte! Ishte e pafuqishem! Dhe gjeti shpetim vetem tek mallkimi ndaj shtetit.

Me tregoi nje shoqja ime qe punon ne nje farmaci aty afer se shpesh kjo zonja shkon aty dhe con produktet e saj, kur vijne policet, per t'i fshehur, se ia marrin. Madje nje dite nga nxitimi i ishin thyer vezet qe shiste.

Kjo eshte Shqiperia e vitit 2019, kur per buken e gojes duhet te luftosh me shtetin. Kjo lufte behet jetike sepse njerezit duan te hane, duan te jetojne, duan te paguajne dritat, taksat, ushqimet, te paguajne veshmbathjet e femijeve, t'u sigurojne atyre shkollen. Kjo eshte lufta e perditshme e tyre ne Shqiperine tone, nje lufte per mbijetese, nje lufte per te vazhdur e per te qene gjalle! Ne kete lufte mund te isha edhe une, edhe ti...

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...