S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Wednesday, September 11, 2019

Uji radioaktiv në Fukushima do të shkarkohet në Oqeanin Paqësor

Ministri i Mjedisit i Japonisë, Yoshiaki Harada, tha se Kompania e Energjisë Elektrike e Tokios (Tepco) do të duhet të shkarkojë ujin radioaktiv në centralin bërthamor Fukushima direkt në Oqeanin Paqësor.
Sipas lajmit të Japan Times, Harada në një konferencë për media ka bërë të ditur se “shkarkimi në det është alternativa e vetme” për ujin radioaktiv të depozituar në tankerët e centralit bërthamor Fukushima, i cili u dëmtua gjatë tërmetit dhe cunamit në vitin 2011.
Në takimin ku Harada ka diskutuar veprimet e tij përpara ndryshimit të kabinetit të planifikuar për t’u kryer në Japoni nesër, ai ka njoftuar se qeveria e Japonisë do ta diskutojë shkarkimin e ujit radioaktiv në det dhe se ai vetëm ka shprehur mendimin e tij lidhur me këtë çështje.
Ndërkohë ministri japonez nuk ka bërë deklaratë për çështjen se sa ujë radioaktiv është e nevojshme që të shkarkohet në det.
Tepco ka mbledhur më shumë se një milion ton ujë radioaktiv, i cili ka dalë nga tubacionet e ftohjes që pas fatkeqësisë që shkaktoi tërmet dhe cunami në vitin 2011. Sipas kompanisë, në tankerët që ndodhen në central nuk do të ketë më vend për ujin radioaktiv deri në vitin 2022.
Ndërkohë theksohet se zyrtarët e Tepco nuk kanë bërë komente lidhur me deklaratën e ministrit Harada.
Tërmeti 9 ballë dhe cunami i formuar më pas më 11 mars në Japoni, shkaktoi rrjedhje radioaktive në centralin bërthamor Fukushima. Si pasojë u dëmtuan 3 nga 4 reaktorë bërthamor në central, ku dhe dhjetëra mijëra persona mbetën të detyruar të braktisnin shtëpitë e tyre për shkak të rrjedhjes radioaktive.
Vlerësohet se do të zgjasë për dekada vendosja nën kontrollin e plotë të rrjedhjes dhe likuidimit të termocentralit. aa

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...