S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, September 17, 2019

Thellohet skandali/ “Rruga e Arbrit”, Gjoka kontratë me kompaninë e djalit të tij…

Pas lajmeve të botuara në media se “Gjoka Konstruksion” sh.a ka paraqitur të dhëna fiktive në përpjekje për të fituar tenderin për ndërtimin e tunelit të rrugës ”Kardhiq-Delvinë lot 7”, “Gjoka Konstruksion” ka reaguar për të sqaruar se kjo situatë është një tentativë e dëshpëruar e Drejtores së Autoritetit Rrugor Shqiptar për të shpallur fitues me çdo kusht një bashkim kompanish siç është “Ircop” S.p.a Degë e shoqërisë së huaj & “Sulova Ndërtim Prodhim” sh.p.k & “Vega” sh.p.k & “A&E Enginering” sh.p.k , ku asnjëra nuk ka eksperiencë në tunele, përvec kompanise “Ircop” S.p.a e cila është regjistruar dhe paisur me licencë 2 javë pas hapjes tenderit. 

Por të dhënat më të reja tregojnë se përveç tentativës së dëshpëruar të Drejtores së Autoritetit Rrugor Shqiptar, tentativë të dëshpëruar po bënë edhe vetë “Gjoka Konstruksion”.
Tashmë është thelluar edhe më shumë skandali me ndërtimin e “Rrugës së Arbrit” nga kompania “Gjoka Konstruksion”. Për të realizuar një pjesë të ndërtimeve në “përmirësimin, ndërtim operimin dhe mirëmbajtjen e Rrugës së Arbrit” segmenti numër 3, Zall Bastar Dalje-Ura e Vashës si dhe segmenti Ura e Cerenecit- Bllatë, kompania “Gjoka konstruksion” me administrator Rrok Gjokën ka lidhur një kontratë nënkontraktore me shoqerinë e djalit të tij, “Gjoka 87”, me administrator Erind Gjokën, raporton BW.
Kontrata me afat 12 mujor lidhet pikërisht me punimet e konsideruara si të papërfunduara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, për të cilat janë marrë paratë nga buxheti i shtetit mbi bazën e dokumenteve të rreme. Për këtë arsye ARRSH kërkoi nisjen e hetimeve për kompaninë e ndërtimit ‘Gjoka Konstruskion’.
Ajo që është e çuditshme është fakti se në këtë kontratë sipërmarrës rezulton shoqeria ‘Gjoka 87’ dhe nënsipermarrës “Gjoka konstruksion”, pavarësisht se tenderin për rrugën e Arbrit e ka fituar kjo e fundit.
Konkretisht kompania “Gjoka87” ka vlerësuar si punime të kryera me cilësi të mirë, punimet e realizuara nga shoqëria e babait të tij. Kolaudimi i punimeve është kryer nga shoqëria ‘IKN shpk’ ndërsa mbikëqyrës i punimeve ka qënë shoqëria ‘GR Albania shpk’ dhe ‘Gauff gmbh& CO enginering kg’.

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...