Juristi Jordan Daci i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora komentoi krizën institucionale mes Presidencës dhe mazhorancës.
Daci u shpreh se përplasja me Presidentin shkoi në nivel të papranueshëm për një vend normal dhe Ilir Meta ishte i detyruar të mbante atë qëndrim që mbajti. Sipas juristit Meta ka qenë konsekuent në qëndrimet e tij.
Jordan Daci: Një gjë duhet të ndajmë nga pikëpamja formale e kompetencave që ka presidenti dhe kryeministri dhe është gjë tjetër nëse veprimi justifikohet ose nuk justifikohet. Të kesh të drejtë të bësh një veprim në parim është gjë tjetër dhe kjo njihet me atë që ka kompetencë, dhe të justifikohet veprimi si pasojë e elementëve nga të cilët merret është një gjë tjetër. Sigurisht që përplasja institucionale me Presidentin e Republikës shkoi në nivel banal, të papranueshëm për një vend normal. Vetëgjyqësi institucionale nga KQZ-ja, Kuvendi, qeveria dhe sigurisht presidenti ishte i detyruar të mbante qëndrimet që mbajti. Për mendimin tim ka qenë konsekuent në qëndrimet e tij. Gjithmonë ka pasur një arsyetim për qëndrimet që ai ka mbajtur. Por në dallim nga shumë njerëz që e shohin Presidentin të lidhur me personin që ushtron funksionin, ne duhet të zhvishemi dhe të shkojmë drejt një trajtimi institucional. Ky trajtim institucional nuk ekzistonte, përkundrazi u çua gjithë mazhoranca, një skalion i tërë si e si ta sulmojmë.
S/N
- Shtypnews.al
- Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...
-
Foto " Mimoza Musai " Antologjia e Këngës Durrsake MIMOZA MUSAI – GJU MË GJU ME POPULLIN Këtë këngë të kënduar nga M...
-
“Unë quhem Elona Kuburja, i lutem Ministrisë së Shëndetësisë të më ndihmojë të shërohem dua të jetoj edhe unë si shoqet e mia! Ju lutem...
-
Urgjente:Urgjente:Urgjente: Sapo jam ndare nga vizita e Fatlind Petrit Bucaj i cili eshte 20 vjeç dhe eshte diagnostikuar me tumor ne kok...

No comments:
Post a Comment