S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Sunday, September 29, 2019

Erl Kodra: Para një viti kam shkruar këtë replikë me super gazetarin Carlo Bollino, ku pas publikimit të këtij teksti, Mr. Bollino më bëri bllok. Faleminderit Carlo!

Replikë e pakërkuar (jo koncension i pakërkuar) me gazetarin shqiptar Carlo Bollino
Carlo Bollino, të bësh gazetari, e kam fjalën për gazetari prej vërteti, është krejt tjetër gjë nga shërbimi all inclusive që ti dhe "media" jote ofroni për Kryeministrin Edi Rama. E bëra këtë pohim që në krye, sepse ajo çfarë ti pretendon se bën në Shqipëri është lehtësisht e dallueshme, e lexueshme dhe e kuptueshme për të gjithë.

Megjithatë, me sojin dhe llojin e gazetarisë tënde duhet tjetër qasje, jo e natyrshme, jo e zakonshme, jo e përkorë. Por fatkeqsisht për ty, unë nuk do ta jap atë kënaqësi që ti dhe media jote e kërkon gjithmonë. Jo "maestro", unë do të përpiqem të jem krejt i përkorë, ashtu si "polemistët e mëdhenj", duke të dhënë një shans reflektimi, domethënë, të debatoj dhe të sfidoj pikërisht aty, në "fushën tënde".
Pra, lexoje sfiden time "Maestro" Bollino.

Nëse të kujtohet, por ska se si të kujtohet, ndoca më shumë se një vit, në përgjigje të një editoriali tëndin, unë shkruajta një koment në facebook, duke të thënë se "gazetaria jote është e njëanshme dhe denigruese ndaj opozitës". Përgjigja ishte se "ne si media i japim hapësirë edhe opozitës, madje nuk censurojmë lajme, pasqyrojmë të gjithë aktivitetin e saj". Unë e vazhdova replikën time duke të kujtuar se gazetaria nuk është vetëm raportim, madje edhe brenda një raportimi, nëse ky raportim nuk bëhet ashtu siç duhet, pra raportim i paanshëm, atëherë kjo nuk është gazetari neutrale. Kjo ishte pak a shumë polemika jonë.

Por kjo me siguri nuk të kujtohet. Ska se si, fundja unë jam një "autor" që shkruaj tekste dhe ndonjërin e publikoj këtu në facebook-un tim. Megjithatë, polemika ime me ty nuk është personale, përkundrazi është krejt parimore, dhe si e tillë, unë nuk kam asnjë arsye që ta personalizoj atë, por ta përgjithsoj, sepse të siguroj se unë jam shembulli perfekt i një shqiptari të zakonshëm, krejt të zakonshëm, që ka lindur në një rregjim terrorist, është rritur në një regjim terrorist deri në moshën 24 vjeç, ka bërë punë të detyruar në kampet e internimit, ka shkruar poezi disidente, mirëfilli disidente, aq disidente sa, saktësisht për këto tekste, është torturuar në zyrat e Sigurimit të Shtetit, atëbotë vetëm 18 vjeç. Kjo me siguri nuk të thotë ndonjë gjë të madhe, përveç poezive e kam fjalën. Nejse, nuk do të të lodh më shumë me këtë pjesë, sepse edhe po të kërkosh të mësosh më shumë për mua, unë nuk dëshiroj ta jap atë mundësi, sepse jam i sigurt se ti do e keqpërdorësh, ashtu siç i keqpërdor subjektet në politikën tënde editoriale, në median tënde "të pavarur".

Pra, që të futem tek "thelbi i gjësë" (kjo fjalë më shkatarron fare nga përdorimi masiv që i bëjnë snobët modern në ligjërimin publik!) unë kam një problem të madh me ty si gazetar, si personalitet publik, si media dhe si steriotip. Pra, meqense e bëmë marrëveshjen e fjalës; se unë jam shqiptari i zakonshëm, dhe si mua janë shumica e shqiptarve, pra lexuesi yt, ndërsa ti je botuesi, gazetari i pavarur, që boton gazeta që prej më shumë se 20 vjet, që aktualisht ke një televizion privat, ke edhe aktivitete private në një fushë disi të veçantë dhe sensitive për mua dhe shqiptarët si unë kryesisht me "BunkArt 1 & 2"; pra, praktikisht ti je me qindra herë më i rëndësishëm dhe imponues, ke mjete propagande në zotërim dhe mjete financiare në dispozicion. Shkurt, ti Carlo Bollino je shumë i rëndësishëm. Tmerrsisht i rëndësishëm. Ti je saktësisht ai njeriu që pa ia pasur aspak për borxh, vjen e të flet ditën e natën tek veshi për gjithçka ia do qejfi, kryesisht mashtrime dhe gënjeshtra, duke ia paraqitur të zezën të bardhë dhe anasjelltas. Po Carlo Bollino, ky je ti.
Dhe këtë punë të shpifur ti e ke biznes për interesat e tua, që në fakt nuk janë interesat e mia dhe të shumicës së shqiptarve. Pse Carlo Bollino?!
Carlo Bollino, këtu ka një problem të madh, shumë të madh. Sepse gazetaria që ti ke praktikuar në Shqipëri ka qenë që në krye të herës apriori dhe qartazi kundër të djathtës shqiptare dhe Partisë Demokratike. Kjo linjë e "ka përshkruar si një fill i kuq" linjën tënde editoriale, tekstet dhe analizat, lajmet dhe temat e trajtuara, emrat dhe ngjarjet për të cilat ti ke shkruar dhe përdorur gjatë gjithë punës tënde. Kjo formë gazetarie, megjithat mund të "kapërdihej", sikur të mos ishte kthyer sidomos këto vitet e fundit kryekëput në funksion të Kryeministrit Edi Rama dhe organizatës politike "Rilindja", njësoj si ERTV e tij. Por edhe kjo me njëmijë dreqër mund të pranohej, sikur këto kohët e fundit të mos e ktheje gazetën shqiptarja..com në funksion dhe nën urdhërat e Krimit të Organizuar!
Po, sapo e lexove se ti ke bërë saktësisht këtë punë të ndyrë, që zakonisht e bëjnë "pastruesit", ata që ngarkohen nga Kumbarët për të pastruar rrëmujën e një lëme me kufoma, të cilat i tretin me acid, i copëtojnë, ose i hedhin nëpër gropa betoni në themelet e Kullave që ngrihen në Gotham City.

Sepse televizioni dhe gazeta jote interviston kriminel sadist, mafioz, vrasës dhe trafikant. Sepse televizioni dhe gazeta jote bën vetëm dy punë; shanë ish liderin e Partisë Demokratike, shanë, mallkon dhe denigron liderin aktual të Partisë Demokratike, dhe interviston zakonisht Safet Rrustemin, Izet Haxhinë dhe Saimir Tahirin, të cilët po zakonisht, shajnë, mallkojnë, kërcënojnë dhe denigrojnë po Partinë Demokratike, Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.
Kaq është gazetaria jote. Vetëm kaq dhe asgjë tjetër në botë.

Madje, edhe editoriali yt i sotshëm ishte një sulm i pastër kundër Lulzim Bashës dhe Partisë Demokratike.
Se harrova të të kujtoj edhe intervistën me vajzën e abuzuar fizikisht nga djali i eksponentit të lartë të Partisë së Edi Ramës, Rrahman Rrahja, intervistë e cila u mor nga Drejtori i Informacionit në Report TV Muhamet Veliu, intervistë e cila u dha me vullnet të lirë nga e abuzuara fizikisht dhe psiqikisht, e cila foli e qetë, në kushte tejet komode dhe relaksuese, dhe supergazetari Muhamet Veliu nuk bëri asnjë pyetje sygjestionuese, ose selektive, ose tendencioze, madje, ashtu si padashje e pyeti edhe për gjëra jashtë temës së intervistës... Nejse!
Harrova të shtoj se gazetari Muhamet Veliu mbajti fort parasysh kodin etik të gazetarit trim dhe të paanshëm, duke u treguar i kujdeshëm që të mos e rëndonte gjendjen emocionale të vajzës jetime dhe të abuzuar prej vitesh, kod të cilin unë e publikova dje, duke e bërë "tag" emrin tend.

Carlo Bollino, kjo është vetëm maja e asjbergut e gazetarisë tënde gjigande që ti bën në Shqipëri. Por ti nuk je i vetmi, sepse si ty janë shumë, dhe mes jush ka plasë gara e pakompromis se kush do të jetë i preferuari i Shefit të Madh. Vazhdoni zhytuni, shtyhuni dhe shkelni me këmbë një popull të vuajtur prej vetëm 2 milion banorë.
Në fakt me ty mund të zgjatem pafund, sepse pa fund është historia e gazetarisë së madhe që bëhet "në katundin tonë mediatik"; duke e huazuar frazën plot famë të Shefit tënd.
Sepse ti Carlo Bollino po bën aq gjëra "madhështore" në emër të medias së lirë dhe fjalës së lirë, sa ti dhe të ngashmit e tu jeni bërë po aq të urryer sa Kryeministri Edi Rama. Ndaj kam frikë se do t'i merrni edhe ju gjynahet e tij kur "i gjati me çitjane" të thyej qafën.
Carlo,
Ndoshta u tregova disi i ashpër me ty. Sinqerisht nuk kam asgjë personale. Por problemi është se unë jam dikush që e vuan shumë gjendjen e tmerrshme ku ndodhet Shqipëria. Dhe kam fëmijë për të rritur, vajza. Por kam frikë, sinqerisht kam frikë për të ardhmen e tyre, sepse kushedi, fati mund t'i kryqëzojë rrugën me djalin e Rrahmanit, dhe! këtu më fiken dritat Carlo. Më erren sytë, dhe në këto rrethana, ka shumë mundësi që djalin e Rrahmanit ta vras plumb ballit. Njeri jam edhe unë. Mundet që Muhamet Veliut t'ia thyej këmbën. Ndërsa ty, si italian i shqiptarizuar, mund të të fus një grusht dhe një pështymë surratit... Gjithmon në një situatë hipotetike dhe mediatikisht, të kuptohemi.

Dhe së fundmi, për relaks, lexoje pak këtë sentencën:
“Kur është fjala për kontrollin e qenieve njerëzore, nuk ka instrument më të mirë se sa gënjeshtra. Sepse ju e shihni, njerëzit jetojnë sipas besimeve. Dhe besimet mund të manipulohen. Fuqia për të manipuluar besimet është e vetmja gjë që ka rëndësi”. thotë Michael Ende (12 nëntor 1929 – 28 gusht 1995) një ndër autorët më të famshëm gjerman të shekullit të 20-të.
29 Shtator 2018 në 1:11 PDErl Kodra

"Erl Kodra"👌👍


No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...