Pyjet e vjetër të Ahut në Lumin e Gashit (Tropojë), përse janë zonë e UNESCO-s?.
Vendimi për përfshirje në UNESCO është marrë ne Krakow (Poloni) në vitin 2017.
Lumi i Gashit është i njohur në Shqipëri, si një ndër zonat me natyrën më të bukur dhe të pashqetësuar. Bën pjesë në Njësinë Administrative Tropojë, bashkia Tropojë. Shtrihet në pjesën lindore të Alpeve Shqiptare duke u kufizuar në veri me Malin e Zi dhe në veri-lindje me Kosovën.
Lumi i Gashit është shpallur si zonë e mbrojtur ‘Rezervë Strikte Natyrore” (kategoria I) me VKM nr.102, datë 15.01.1996, me sipërfaqe 3,000 ha. Sa i përket mbrojtjes ligjore, zona ka nivelin më të lartë të mbrojtjes, bazuar në legjislacionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar.
Që nga viti 2017, Lumi i Gashit është gjithashtu pjesë e rrjetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO, me një sipërfaqe të pyjeve të vjetër të Ahut prej 1,261.52 ha dhe zona buferike rreth këtyre pyjeve me një sipërfaqe prej 8,977.48 ha.
Lugina përfaqëson një shtrirje gjatësore veri-jug me gjatësi rreth 27 km, deri në bashkimin e saj me luginën e Valbonës poshtë fshatit Shoshan.
"Pyjet e vetër/ të lashtë të Ahut (Fagus sylvatica L.)" janë përfshirë në listën e inventarit të UNESCO si një element i domosdoshëm për të kuptuar historinë dhe evolucionin e llojeve të gjinisë Fagus (Ah) i cili, duke pasur parasysh shpërndarjen e tij të gjerë në hemisferën veriore dhe rëndësinë ekologjike, është globalisht domethënës. Këto pyje të pashqetësuara, të vendosura në ekosisteme unike, shfaqin modelet dhe proçeset ekologjike më të plota dhe gjithëpërfshirëse të formacioneve të pastra dhe të përziera të Ahut evropian në një sërë kushtesh mjedisore, siç janë kushtet klimatike dhe gjeologjike, në të gjitha Rajonet Evropiane të Pyjeve të Ahut.
Pyje të tilla përfshijnë një zonalitet vertikal nga bregdeti deri në vijën pyjore në male e larta (në kufinj të kullotave alpine). Ahu është një nga elementët më të rëndësishëm të pyjeve gjethegjerë në vendet me klimë të temperuar dhe paraqet një shembull të jashtëzakonshëm të ri-kolonizimit dhe zhvillimit të ekosistemeve dhe komuniteteve tokësore që nga Epoka e Akullit.
Zgjerimi i vazhdueshëm verior dhe perëndimor i Ahut nga zonat e tij të strehimit akullnajor në pjesët lindore dhe jugore të Evropës mund të gjurmohet përgjatë korridoreve natyrore që përshkojnë kontinentin. Ndryshimet më të fundit në modelin e shpërndarjes së kësaj specie lidhen me ndikimet e drejtpërdrejta të shqetësimit njerëzor dhe efektet më komplekse të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu. Si modelet seriale historike ashtu dhe ato aktuale të shpërndarjes, paraqesin strategji evoluese natyrore për përshtatjen dhe mbijetimin e ndryshimit mjedisor. Dominimi i Ahut në zonat e gjera të Evropës është një dëshmi e gjallë e përshtatshmëris ë gjenetike të tijë.
Zonat e zgjedhura të pyjeve të Ahut jo vetëm që përfaqësojnë diversitetin e plotë dhe në seri, të gjetur në të gjithë Evropën, ato janë gjithashtu me madhësi të mjaftueshme për të ruajtur proçeset natyrore të nevojshme për qëndrueshmërinë ekologjike afatgjatë të ekosistemit. Zonat buferike garantojnë ruajtjen afatgjatë të karakterit të veçantë të pyjeve të Ahut së bashku me atributet e tyre të natyrshme.
Përveç kritereve siç janë shtrirja e sipërfaqes pyjore dhe prania e një zone efektive tampon (buferike), karakteristikat kryesore, të cilat u përdorën edhe në proçesin e përzgjedhjes së zonës si pjesë e UNESCO, përfshinin moshën mesatare të grumbullit pyjor dhe periudhën që nga menaxhimi i fundit ose shqetësimi njerzor mbi atë masiv pyjor. Kriteret e vlerësimit të përdorura në proçesin e përzgjedhjes ndihmuan për të përshkruar shkallën e natyralitetit të një pylli, por gjithashtu ofrojnë disa indikacione për aftësinë funksionale të qenësishme të ekosistemit.
Më në fund, aty ku është e nevojshme, theks i veçantë iu kushtua lidhjes midis pyjeve të Ahut dhe habitateve plotësuese përreth, si një parakusht i perceptuar për funksionimin e ekosistemit dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve mjedisore.
Vendimi për përfshirje në UNESCO është marrë ne Krakow (Poloni) në vitin 2017.
Lumi i Gashit është i njohur në Shqipëri, si një ndër zonat me natyrën më të bukur dhe të pashqetësuar. Bën pjesë në Njësinë Administrative Tropojë, bashkia Tropojë. Shtrihet në pjesën lindore të Alpeve Shqiptare duke u kufizuar në veri me Malin e Zi dhe në veri-lindje me Kosovën.
Lumi i Gashit është shpallur si zonë e mbrojtur ‘Rezervë Strikte Natyrore” (kategoria I) me VKM nr.102, datë 15.01.1996, me sipërfaqe 3,000 ha. Sa i përket mbrojtjes ligjore, zona ka nivelin më të lartë të mbrojtjes, bazuar në legjislacionin shqiptar dhe atë ndërkombëtar.
Që nga viti 2017, Lumi i Gashit është gjithashtu pjesë e rrjetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO, me një sipërfaqe të pyjeve të vjetër të Ahut prej 1,261.52 ha dhe zona buferike rreth këtyre pyjeve me një sipërfaqe prej 8,977.48 ha.
Lugina përfaqëson një shtrirje gjatësore veri-jug me gjatësi rreth 27 km, deri në bashkimin e saj me luginën e Valbonës poshtë fshatit Shoshan.
"Pyjet e vetër/
Pyje të tilla përfshijnë një zonalitet vertikal nga bregdeti deri në vijën pyjore në male e larta (në kufinj të kullotave alpine). Ahu është një nga elementët më të rëndësishëm të pyjeve gjethegjerë në vendet me klimë të temperuar dhe paraqet një shembull të jashtëzakonshëm
Zgjerimi i vazhdueshëm verior dhe perëndimor i Ahut nga zonat e tij të strehimit akullnajor në pjesët lindore dhe jugore të Evropës mund të gjurmohet përgjatë korridoreve natyrore që përshkojnë kontinentin. Ndryshimet më të fundit në modelin e shpërndarjes së kësaj specie lidhen me ndikimet e drejtpërdrejta të shqetësimit njerëzor dhe efektet më komplekse të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu. Si modelet seriale historike ashtu dhe ato aktuale të shpërndarjes, paraqesin strategji evoluese natyrore për përshtatjen dhe mbijetimin e ndryshimit mjedisor. Dominimi i Ahut në zonat e gjera të Evropës është një dëshmi e gjallë e përshtatshmëris
Zonat e zgjedhura të pyjeve të Ahut jo vetëm që përfaqësojnë diversitetin e plotë dhe në seri, të gjetur në të gjithë Evropën, ato janë gjithashtu me madhësi të mjaftueshme për të ruajtur proçeset natyrore të nevojshme për qëndrueshmërinë
Përveç kritereve siç janë shtrirja e sipërfaqes pyjore dhe prania e një zone efektive tampon (buferike), karakteristikat
Më në fund, aty ku është e nevojshme, theks i veçantë iu kushtua lidhjes midis pyjeve të Ahut dhe habitateve plotësuese përreth, si një parakusht i perceptuar për funksionimin e ekosistemit dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve mjedisore.
Pyjet e vjetër të Ahut në Lumin e Gashit (Tropojë), përse janë zonë e UNESCO-s?.
Vendimi për përfshirje në UNESCO është marrë ne Krakow (Poloni) në vitin 2017.
Lumi i Gashit është i njohur në Shqipëri, si një ndër zonat me natyrën më të bukur dhe të pashqetësuar. Bën pjesë në Njësinë Administrative...
Më shumëVendimi për përfshirje në UNESCO është marrë ne Krakow (Poloni) në vitin 2017.
Lumi i Gashit është i njohur në Shqipëri, si një ndër zonat me natyrën më të bukur dhe të pashqetësuar. Bën pjesë në Njësinë Administrative...
No comments:
Post a Comment