Parashikimi i motit për datën 23 Shtator:
Sot priten reshje mesatare në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan por lokalisht intensive në qarqet Lezhë, Durrës dhe Tiranë si dhe reshje të dobëta por lokalisht mesatare në pjesën tjetër të qarqeve.
Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet pritet të jenë në formë shtrëngate, më e mundshme në terrenet malore.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 17 / 23 °C
Në vendet e ulëta: 16 / 22 °C
Në vendet malore: 11 / 20 °C.
No comments:
Post a Comment