S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Wednesday, September 4, 2019

Protestat vazhdojnë, Basha: Zotimi kryesor i opozitës- |Shtypnews.al|

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sot u shprehë se protestat do të bëhen gjithmonë e më të fuqishme sepse me Edi Ramën nuk ka dhe nuk do të ketë as zhvillim, as mirëqenie, as punësim, por do të ketë vetëm vjedhje dhe grabitje.
“Ka disa çështje të mprehta që dua t’i sjell në vëmendjen tuaj. Skandali që ka plasur me dy koncesionet e hajdutërisë të ashtuquajtura PPP të Milot – Balldre dhe Vlorë – Orikum, kërkon vëmendjen maksimale të mundshme edhe nga ju si gazetarë. Bëhet fjalë për një aferë të tmerrshme korruptive. Tek Milot – Balldre duan të bëjnë shqiptarët të paguajnë një çmim deri në 5 herë më të lartë se çmimi real. Të vjedhin me një të rënë të lapsit, me një firmë, 200 milionë euro nga taksapaguesit shqiptarë. Një shumë jo e vogël planifikohet të vidhet me Vlorë – Orikum,” tha Lulzim Basha pas takimit me lideren e partise aleate LSI, Monika Kryemadhi, duke e bërë të ditur dhe njërin nga zotimet kryesore të opozitës dhe Partisë Demokratike:
“Anulimi i çdo pseudo PPP-je dhe koncesioni korruptiv, ndjekja e parave të shqiptarëve kudo ku ti kenë marrë dhe kudo ku ti kenë çuar, qofshin oligarkët që kanë përfituar këto PPP, qofshin politikanë të korruptuar që ia kanë dhënë, konfiskimin i tyre dhe rikthimi i tyre tek qytetarët shqiptarë.”
Në fund, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e bëri të qartë se sa më shpejt ta largojnë këtë Kryeministër hajdut, aq më shpejt do ta nxjerrin vendin nga kriza e thellë ekonomike që ka pllakosur vendin për shkak të vjedhjes nga kjo qeveri.
“Me Edi Ramën nuk ka dhe nuk do të ketë as zhvillim, as mirëqenie, as punësim, por do të ketë vetëm vjedhje dhe grabitje. Ndaj sa më shpejt ta largojmë këtë qeveri dhe këtë kryeministër hajdut, që përdor atë që duhet të ishte institucioni kryesor i përfaqësimit të njerëzve thjesht si një noter i hajdutërie, aq më mirë do të jetë për njerëzit, aq më shpejt mund t’i kthejmë këto para në investime që hapin vende pune, që ndihmojnë të varfrit, të pamundurit dhe që nxjerrin vendin nga kriza e thellë ekonomike që ka pllakosur vetëm dhe vetëm për shkak të grabitjes dhe vjedhjes nga kjo qeveri.”

Deklaratë
Pyetje: Kur do të nisin protestat?
Lulzim Basha: Protestat do të bëhen gjithmonë e më të fuqishme. Ka disa çështje të mprehta që dua t’i sjell në vëmendjen tuaj.
Skandali që ka plasur me dy koncesionet e hajdutërisë të ashtuquajtura PPP të Milot – Balldre dhe Vlorë – Orikum, kërkon vëmendjen maksimale të mundshme edhe nga ju si gazetarë. Bëhet fjalë për një aferë të tmerrshme korruptive. Tek Milot – Balldre duan të bëjnë shqiptarët të paguajnë një çmim deri në 5 herë më të lartë se çmimi real. Të vjedhin me një të rënë të lapsit, me një firmë, 200 milionë euro nga taksapaguesit shqiptarë. Një shumë jo e vogël planifikohet të vidhet me Vlorë – Orikum.
Ka një analizë të plotë të dëmit ekonomik që i sjell buxhetit të shtetit, pra, parave të shqiptarëve dhe në momentin që është bërë kjo analizë, siç e keni e parë është përshpejtuar procesi i rrëzimit të dekreteve të Presidentit Meta dhe futja e përshpejtuar e këtyre dy koncesione për t’i rimiratuar në atë që tashmë është fare e qartë, noteri i hajdutërisë, Landfilli i Republikës. Ky nuk heq dorë nga grabitja dhe vjedhja, nuk ka plan tjetër, as ky njeri, as kupola e tij, përveç vjedhjes dhe grabitjes së shqiptarëve.
S’ka asnjë politikë, nuk ofron asgjë tjetër përveçse të vjedhë sa të mundet, deri në çastin e fundit që është aty. E dyta, që është fare e qartë, është se kjo ndërtesa që ndodhet prapa selisë tonë, që duhet të ishte vendi ku kontrollohet, frenohet dhe kufizohet pushteti, është kthyer në një noter të hajdutërisë.
Kësaj shqiptarët i thonë me një metaforë “vjedhje me ligj”, ligji po bëhet për të vjedhur, po bëhet që ata që kanë firmosur këtë vjedhje të mos shkojnë para drejtësisë, të mos shkojnë në burg. Siç do të shkonin në çdo vend tjetër normal.
Kjo vërteton atë që kemi thënë prej kohësh që me Edi Ramën nuk ka dhe nuk do të ketë as zhvillim, as mirëqenie, as punësim, por do të ketë vetëm vjedhje dhe grabitje.
Ndaj sa më shpejt ta largojmë këtë qeveri dhe këtë kryeministër hajdut, që përdor atë që duhet të ishte institucioni kryesor i përfaqësimit të njerëzve thjesht si një noter i hajdutërie, aq më mirë do të jetë për njerëzit, aq më shpejt mund t’i kthejmë këto para në investime që hapin vende pune, që ndihmojnë të varfrit, të pamundurit dhe që nxjerrin vendin nga kriza e thellë ekonomike që ka pllakosur vetëm dhe vetëm për shkak të grabitjes dhe vjedhjes nga kjo qeveri. Ky është një nga shqetësimet kryesore të kësaj jave.
Natyrisht nuk është asgjë e re por jemi të vendosur ta denoncojmë deri në fund këtë aferë. Sikundër të mbajmë shënim këdo që bëhet pjesë e kësaj skeme pandëshkueshmërie dhe vjedhje, qofshin këta pseudodeputetë, qofshin prokurorë apo punonjës të drejtësisë.
Një gjë është e sigurt, nuk kanë për t’i marrë dot këto para të shqiptarëve, nuk kanë për t’i gëzuar dot qindra milionë vjedhje.
Sepse një nga zotimet kryesore të opozitës, të Partisë Demokratike dhe të miat personalisht është anulimi i çdo pseudo PPP-je dhe koncesioni korruptiv, ndjekja e parave të shqiptarëve kudo ku ti kenë marrë dhe kudo ku ti kenë çuar, qofshin oligarkët që kanë përfituar këto PPP, qofshin politikanë të korruptuar që ia kanë dhënë, konfiskimin i tyre dhe rikthimi i tyre tek qytetarët shqiptarë.
Faleminderit!
Per / Shtypnews.al / A Cara.

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...