Spartak Ngjela ka deklaruar në lidhje me hetimet për zyrtarët e lartë se janë mbledhur dosjet dhe ka nisur hetimi i tyre nga ekspertët e SHBA-BE dhe FBI.
Sipas tij, ekspertët kanë marrë të dhënat nga të gjitha bankat e botës dhe kanë gjetur shuma të mëdha parash, madje edhe në Gjibraltar. Sipas tij të gjitha këto para pas hetimeve do iu kthehen shqiptarëve.

“Kam parë ligjin. Reforma ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, e drejtojnë ata. Liderët e opozitës dhe të mazhorancës janë të kërcënuar. Dosjet janë marrë, kanë filluar. Ata e kanë marrë shumë seriozisht, kanë qenë ekspertët e tyre këtu, janë edhe ekspertët e FBI.
Kanë marrë të dhënat nga të gjitha bankat e botës, kanë gjetur para shumë të madhe, edhe në Gjibraltar kanë gjetur. Madje, dikush më tha që ato para do iu kthehen të gjitha shqiptarëve. Ky ishte një shtet i pakontrolluar, sigurisht që është vjedhur. Shqipëria është një hap larg shpëtimit”.
No comments:
Post a Comment