Presidenti i Socialistëve Europianë (PES)
Sergei Stanishev i ka dërguar ditën e sotme një letër Presidentit të Këshillit të Europës Donald Tusk për negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Stanishev vë në dukje arritjet e dy shteteve dhe kërkon hapjen e negociatave. Presidenti i PES i kërkon Tusk që të mbajnë fjalën, ndërsa thotë se mos-hapja e negociatave do të ishte një gabim i rëndë strategjik dhe do të cënonte besimin në BE.
“Ne duhet të shkojmë në të njëjtën drejtim, megjithëse me një ritëm të ndryshëm, në vend që të mënjanojmë vendet deri në një ‘kohë të duhur’, e cila duket se nuk do të vijë kurrë ose kurrë nuk do të jetë e përshtatshme për të gjithë. Të mos pranojmë arritjet e të dy vendeve, së bashku me politikën tonë të Zgjerimit dhe angazhimet do të ishte një gabim i rëndë strategjik.
Nëse BE-ja nuk i respekton angazhimet e saj tani, ky zhgënjim do të cenojë besimin. Ne nuk mund të lejojmë ringjalljen e nacionalizmit për të minuar përpjekjet drejt paqes dhe pajtimit në këtë rajon ende të brishtë të demokracive të reja, ku plagët e së kaluarës ende nuk janë shëruar plotësisht.
Ne nuk duhet të dështojmë. Këtë ia kemi borxh jo vetëm popujve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe të gjithë qytetarëve të BE-së, të cilët presin veprim vendimtar dhe udhëheqje të përgjegjshme, dhe jo vetëm ‘sinjale’”, thuhet ndër të tjera në letër.
Kujtojmë se ditën e djeshme ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE nuk arritën në një marrëveshje, e ndërsa vendimi pritet të merret në samitin e dy ditëve.
Vetë kancelarja gjermane Angela Merkel është duek u përpjekur ‘t’i mbushë mendjen’ presidentit francez Emmanuel Macron të pranojë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. S
No comments:
Post a Comment