Pas shoqërimit të Ish-Deputetit të PD, Klevis Balliu dhe 7 banorëve që protestuan te Unaza e Re në mbrojtje të banesave të tyre që preken nga projekti kriminal “Unaza e Madhe”, ka reaguar Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pak orë që na ndajnë edhe nga vendimi për çeljen e negociatave me BE, duke e bërë të qartë se nëse Brukseli zyrtar i thotë JO, Shqipërisë, ngjarje si kjo janë shkaku.
“Kjo është javë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, kur do të vendoset nëse do të shkojmë përpara drejt Europës apo do të mbetemi ngecur në marshin indietro,” thekson në reagimin e tij Lulzim Basha përmes rrjetit social Facebook duke e vlerësuar këtë veprim kriminal te Unaza e Re si vendim të regjimit të Edi Ramës për të treguar se sa i përkushtuar është ndaj vlerave Europiane të lirisë së shprehjes dhe sundimit të ligjit, duke arrestuar dhunshëm protestues paqësorë.
“Nëse lajmet nga Brukseli janë negative, askush mos ta vërë në dyshim, ngjarje si kjo e sotmja janë shkaku,” thekson Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e bërë të qartë se PD nuk do të lejojë këtë egjim të na mbyllin gojën e të na mbajnë peng, ndërsa përfundon:
Beteja do të vazhdojë pareshtur drejt destinit tonë: Shqipërisë së zhvilluar, të lirë dhe Europiane!”
Ja statusi i plotë:
Kjo është javë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë, kur do të vendoset nëse do të shkojmë përpara drejt Europës apo do të mbetemi ngecur në marshin indietro.
Regjimi i Ramës vendosi ta tregojë sa i përkushtuar është ndaj vlerave Europiane të lirisë së shprehjes dhe sundimit të ligjit, duke arrestuar dhunshëm protestues paqësorë.
Nëse lajmet nga Brukseli janë negative, askush mos ta vërë në dyshim, ngjarje si kjo e sotmja janë shkaku. Por ne nuk do ti lejojmë të na mbyllin gojën e të na mbajnë peng, beteja do të vazhdojë pareshtur drejt destinit tonë: Shqipërisë së zhvilluar, të lirë dhe Europiane!
No comments:
Post a Comment