S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Friday, October 18, 2019

Përgjigje Grave të Unazës së Re/ Ambasadori Borchardt “nuk ka faj”, ja çfarë organizate idiote përfaqëson

Tet- 18- 2019 /Shtypnews.al/

Pas fyerjes që i bëri Ambasadori Bernd Borchardt dhjetëra grave që protestonin kundër arrestimit të familjarëve nga policia, me arsyen e vetme se po protestonin kundër prishjes së shtëpive të tyre për realizimin e projektit korruptiv “Unaza e Madhe”, përveç grave prezente që u tronditën me gishtin e mesëm që u tregoi Ambasadori i OSBE vetëm pse dikush nga protestuesit bërtiti “Rama ik”, shumë qytetarë u tronditën nga sjellja tashmë e rrugaçit Borchardt.
Por sot janë paksa më të qetë kur lexojnë përgjigjen ndaj një letre që Lëvizja për Dinjitet e Grave të Unazës së Re i kishte drejtuar Zyrës së OSBE për këtë incident. Kjo nuk është thejshtë përgjigje e Zyrtares së OSBE, Mersiha Çausheviç Poxhiç, por tregues se Ambasador i kujt është Bernd Borchardt dhe nga burojnë sjellet e tij prej rrugaçi.
OSBE majftohet që Ambasadori i saj në Tiranë kërkoi ndjesë ndërsa fyerjen e Bernd Borchardt, kjo organizatatë idiote e trajton si çështje të brendshme.
“Ky ishte një incident për të cilin na vjen keq. Ambasadori Borchardt i ka kërkuar falje popullit shqiptar dhe theksoi se ai respekton të drejtën e shqiptarëve për demonstrim paqësor”.
“OSBE-ja ka procese të brendshme në lidhje me çështje të tilla. Këto janë një çështje e menaxhimit të brendshëm dhe ne nuk mund të komentojmë publikisht për ndonjë proces specifik që mund të lindë”, thekson përfaqësuesja e OSBE, Mersiha Çausheviç Poxhiç, duke dhënë dhe përgjigjen për faktin se pse OSBE vetëm në Shqipëri vazhdon të sillet si sundues, derisa në asnjërin nga shtetet e Ballkanit nuk mund të përckatoj më as politikat e ditës dhe as fatin e këtyre vendeve që të nënshtruara nga kjo organizatë nuk arritën të bëjnë asnjë hap para, në veçanti me organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Përgjigja:
“Ky ishte një incident për të cilin na vjen keq. Ambasadori Borchardt i ka kërkuar falje popullit shqiptar dhe theksoi se ai respekton të drejtën e shqiptarëve për demonstrim paqësor.
Kjo nuk duhet të hedhë hije në punën e madhe që po bëhet nga Prezenca e OSBE-së për të ndihmuar Shqipërinë dhe qytetarët e saj për reformat e tyre në një shumë fusha. OSBE do të vazhdojë angazhimin dhe të ofrojë ndihmë për Shqipërinë.
OSBE-ja ka procese të brendshme në lidhje me çështje të tilla. Këto janë një çështje e menaxhimit të brendshëm dhe ne nuk mund të komentojmë publikisht për ndonjë proces specifik që mund të lindë”.

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...