Nga Kreshnik Spahiu* #shpërndaje
Mos sulmoni Majlindën, por atë që mori zarfin,
Mos e qeshni Majlindën, por atë që e futi në lista,
Mos e tallni Majlindën por shefin e saj,
Mos e veçoni Majlindën se nuk është e vetme,
Mos e ironizoni Majlindën se gjithë PD është si ajo,
Mos e përçmoni Majlindën por atë që e bëri model,
Mos e kritikoni Majlindën, s’ju katandisi ajo kështu,
Mos e baltosni Majlindën, por llumin e liderit opozitar,
Majlinda nuk lindi e vetme, por ishte Lulzimi i servilizmit, lëpirjes, rryshfetit, mediokritetit dhe militantizmit provincial që ngriti Basha për të ruajtur të pacënuar dhe rrezikuar karrigen e tij dhe protagonizmin opozitar.
Vetëm me Majlindën ai mund të Lulzonte në bulevard apo parlament sepse çdo intelektual apo elitë qytetare do e rivalizonte dhe i bënte hije profilit më të ulët të një lideri në 100 vjet që ka njohur Shqipëria.
Boll sulmuat Majlindën. Është epoka provinciale e Lulzimit të haleve dhe përmbysjes së maleve....
#shpërndaje.
Shkruan /Kreshnik Spahiu/ ne Rrjetin e tij social Facebook.
No comments:
Post a Comment