Ambasada e SHBA në Prishtinë ka bërë të ditur se sot ka lëshuar vizën e parë.
Përmes fotografive të publikuara në faqen zyrtare të Ambasadës në rrjetin social Facebook është uruar marrësi i vizës nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
“Ky është lajmërim se nga sot e tutje të gjitha shërbimet në lidhje me vizat do të kryhen në Kosovë,” theksohet në njoftim.
Ndryshe, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë duke filluar nga sot ka njoftuar se në ndërtesën e re të kësaj Ambasade në kryeqytet do të jepen të gjitha llojet e vizave.
Para ndërtimit të kësaj ambasade të re, shtetasit e Kosovës ishin të detyruar t’i drejtoheshin Shkupit për të aplikuar për viza.
No comments:
Post a Comment