Një aksident i rëndë mëgjesin e sotëm në Autostradën Durrës-Tiranë ishte fatal për një 19 vjeçar ndërsa dy mbetën të plagosur.
Aksidenti ndodhi në aksin Vorë-Tiranë kur dy makina u përplasën si pasojë e lagështirës, për pasojë ka ndërruar jëtë shtetasi K. H.,19 vjeç, ndërsa shtetasit D. R dhe F. Xh mbetën të plagosur.
Informacion paraprak
Në autostradën Vorë- Tiranë si pasojë e lagështirës janë përplasur 2 automjete, për pasojë ka ndërruar jëtë pasagjeri i njërit prej automjeteve shtetasi K. H.,19 vjeç, ndërsa drejtuesi i njërit nga automjetet shtetasi D. R dhe pasagjeri F. Xh u dërguan në spital për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.
No comments:
Post a Comment