S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Thursday, October 17, 2019

Poezi : Tek oxhaku i bac Shabanit. |Shtypnews.al|

Tek oxhaku i bac Shabanit

Erdha në kullë ke bac Shabani
Të rri me Hamzën e Ademin,
Nuk e gjeta ndez oxhakun
Kush nuk dual me ma qel derën.

Hyra vetë thash ta shoh kullën,
Pranë oxhakut zura vend
S'mund i ndala lot më dolën
Mu duk kulla në kokë mu shemb.

Si e la kullën i zoti shpisë?
Ku është Hamza e Ademi?!
Këta që i dhanë dritën Shqipërisë,
Nuk besoj që më si kemi.

Befas më ranë e të tretë erdhën,
U morrëm ngryk me të tre me rend,
Nga një cigare bashkë e dredhëm,
Nisë Shabani mbanë kuvend.

Mirë se erdhe në konak të vjetër,
Është e juaja shpi e kullë,
Ne kem shkuar në një shpi tjetër,
Zoti deshti pran na muar.

Nga atje jem gjithë me ju,
Në çdo derë ku ka shqiptar,
Me u hap rrugën me u çliru,
Me jetu me faqe t,'bardhë

Hamza kafet na i poqi,
Me dorë në zemër na i vë para,
U ul përball e dredh mustakun,
Mirë se erdhe m'tha lumë daja.

Besa më veti si shkojnë punët?
Mirë i thash pak u hamenda!
Po e di tha hiq mos thuaj,
Shkau na e la dreqin përbrenda.

E Ademi del n'dritare,
E qon dorën përshëndet,
Nxjerr alltinë jep një batare,
Këtu do jem i gjall e vdek.

Posa kafet i mbaruam,
Bac Shabani ma tha një fjalë
Ne po shkojmë se kemi punë,
Kah Çamëria kem me dal.

Tre kreshnikët ikën më lanë
Flak shtrëngatash qielli nxori
Shkuan lartë dritë me na dhënë
U hap qielli brenda i mori.

Poezi - Nga Behram Geci

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...