S/N
- Shtypnews.al
- Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/
Tuesday, October 22, 2019
Gjobë deri në 100 mijë lekë kush përdor qese plastike. / Shtypnews.al/
Gjobë deri në 100 mijë lekë kush përdor qese plastike
Nga: Nertila Dosti
Qytetarët që do të përdorin qese plastike do të përballen me gjoba. Për këtë qëllim Ministria e Mjedisit ka propozuar ndryshimet në ligj, ku penaliteti shkon deri në 100 mijë lekë ndërsa gjoba do të vendosen edhe ndaj bizneseve që prodhojmë, importojnë apo tregtojnë qese.
Në Shqipëri çdo ditë përdoren mbi 2 milionë qese plastike, që përfundojnë rëndom të hedhura në rrugë apo dhe në anë të lumenjve.
Gjoba për bizneset varion nga 1 milion deri në 1.5 milionë lekë, por për herë të parë masa do të merren edhe ndaj qytetarëve që do ti përdorin.
Ornela Çuçi, Zëvendësministre e Mjedisit dhe Turizmit: Kemi sjellë për herë të parë një koncept të ri gjobash, që janë gjobat për personat për personat që përdorin qese plastike në territorin e Shqipërisë. Gjobat variojnë nga 30 mijë lekë deri në 100 mijë lek të rinj.
Projektligji që është ende në fazën e konsultimit publik parashikon ndalimin e të gjitha qeseve plastike deri në qershor të vitit të ardhshëm. Përjashtim, thotë Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Turzimit do të ketë vetëm kur përdorën për shërbimet higjeno sanitare.
Ornela Çuçi, Zëvendësministre e Mjedisit dhe Turizmit: Jemi duke ndaluar qeset plastike mbajtëse. Jemi duke lejuar vetëm qeset plastike higjieno sanitore që përdoren për transportin e mbetjeve.
Ornela Çuçi thotë se kjo nisme që së shpejti pritet të konkretizohet në ligj vjen për shkak të problemeve që shkaktojnë në mjedis.
Ornela Çuçi, Zëvendësministre e Mjedisit dhe Turizmit: Problem i jashtëzakonshëm vizual, shumë qytete mbyten me shiun e parë dhe arsyeja është bllokimi nga qeset plastike.
Pas qeseve, Ministria e Mjedisit synon të ndalojë edhe produktet plastike njëpërdorimshe.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...
-
"AMANETI NËNËS' Bir të nisa për kurbet, të nisa me dy tri vetë, puthja ime, AMANET, kthehu sa të jem në je...
-
Ky tregim flet për një djalosh të varfër i cili ishte dashuruar me një vajzë të pasur. Një ditë, djaloshi i varfër i kishte kërkuar dor...
-
SHPERNDAJENI te gjithe kjo eshte vajza e dhunuar dhe perdhunuar nga djali i Deputetit Vajza e vogel jetime qe pasi ishte perdhunu...
No comments:
Post a Comment