E shpallur si maturantja më e bukur për vitin 2019, Xhoi Fusha, ishte e ftuara e radhës në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të ndarë emocionet dhe eksperiencën e saj në mbrëmjen e maturës.
Bukuroshja 18 vjeçare ka qenë kryefjala e lajmeve në portale kohët e fundit, jo vetëm për titullin që rrëmbeu, por edhe për ngjashmërinë me super modelen me famë botërore Bella Hadid.
Mirëpo gjatë bisedës në studio, Xhoi tregoi se për momentin nuk merret dhe nuk e synon modelingun, edhe pse ofertat nuk i kanë munguar.
Gjatë pushimeve në New York, ajo kishte lënë takim me fotografin e njohur shqiptar Fadil Berisha, por i ishte dashur të kthehej në Shqipëri, duke humbur mundësinë e një bisede me të.
No comments:
Post a Comment