Pas zgjedhjeve vendore të Edi Ramës, Kolegji i Kryetarëve ka vendosur të vazhdoj aksionin opozitar duke filluar me Protestën e Madhe më 8 Korrik. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke ftuar shqiptarët të hënën në orën 20:00 në një Protestë të Madhe Kombëtare për të vazhduar betejën për çmontimin e diktaturës.
“Dua të falënderoj nga zemra edhe njëherë mbi 85% të shqiptarëve që refuzuan diktaturën, farsën e Edi Ramës me 30 qershor. Dua ti ftoj të gjithë këta qytetarë dinjitozë të Shqipërisë europiane, nëna e baballarë, të rinj e të reja, prindër e bijë nënash shqiptarë, të na bashkohen ditën e hënë në orën 20:00 në një protestë të madhe kombëtare për të qëndruar të bashkuar me mirënjohje të thellë, me besim tek vetvetja dhe tek njëri-tjetri dhe për të vazhduar të vendosur, pa asnjë hap pas betejën tonë për çmontimin e diktaturës, për demokracinë, për Kushtetutën, për lirinë, fëmijët, familjet tuaja dhe të ardhmen e Shqipërisë Europiane.
Të gjithë bashkë ditën e hënë në orën 20:00 në Tiranë. Faleminderit!”
Ndërsa për organizmin e aksionit opozitar në ditët në vijim, nesër pritet të mbledhen strukturat më të larta të Partisë Demokratike, ku në orën 10:00 do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e Kryesisë dhe Grupit Parlamentar dhe në orën 11:45 do të zhvillohet mbledhja e organit më të lartë të PD, Këshilli Kombëtar.
No comments:
Post a Comment