Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Vaso Pasha”, në një argjendari në Tiranë ku fillimisht shpërtheu një bombolë me hidrogjenhpërthimi, ku kanë mbetur të plagosur katër persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë, ka shkaktuar panik të madhe ndër qytetarë dhe bizneset e afërta me argjendarinë e cila ndodhet në Bllok, ku ndodhet edhe një pikë karburanti.
Forca të shumta policore dhe zjarrfikëse kanë rrethuar zonën, kanë evakuar pallatin ku ndodhet argjendaria, për shkak të tymi të madh që rrezikonte edhe asfiksimin e banorëve.
Drejtori i Zjarrfikseve, Shkelqim Goxhaj ka sqaruar se shpërthimi i fuqishëm ndodhi pas shpërthimit të bombolës së hidrogjenit në argjendari dhe tashmë situata është nën kontroll.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion Paraprak
Rreth orës 13:15 në rrugën “Vaso Pasha” në ambientet e një dyqani eventesh ka shpërthyer një bombul gazi.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar shtetasit S. P dhe A. P, E. N dhe D.S të cilët u dërguan në Spital për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
No comments:
Post a Comment