Sot u përballëm me një të vërtetë të hidhur, por me një veprim prej strategu. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u dorëhoq pasi është thirrur për të dëshmuar nga Gjykata Speciale si i dyshuar. Gjykimi do të bëhet javës tjetër ndaj Ramushit qytetar dhe jo Ramushit si kryetar shteti. Fundja kështu kishte vendosur ai vetë, duke ia komunikuar edhe kabinetit qeveritar. Por po sikur të gjithë të ishin Ramush? Pa kaluar në subjektivizma, do thoja se pavarësisht se nuk i kam përjetuar politikat e ndjekura prej tij, ato lot që me zor mbante në sy më prekën dhe mua. Ashtu duke u dridhur nga emocionet dhe nga keqardhja, Ramushi pranoi se do të gjykohej i lirë nga çdo pozicion shtetëror, duke ruajtur me shumë kujdes nderin e shtetit të tij.
Po a ka më Ramush?
Po a ka më Ramush?
Në mësimin e parë të Edukatës Shoqërore një 6-7 vjeçar mëson se ç’është shteti, ç’janë rregullat dhe si duhen respektuar ligjet. Teksa fill pas tyre vijë mësimet në lidhje me moralin. Ashtu dalëngadalë sistemohen aq mirë me njëra-tjetrën, derisa prej tyre skaliten qytetërime të tëra, breza e breza me njerëz të ndërgjegjshëm ose edhe jo. Në një kohë që me sa duket dikush i ka thithur si një sfungjer këto mësime, në Shqipëri ndodh komplet e kundërta. Pa u futur në pusin e thellë të krimeve politike që ky vend po i pëson ditë pas dite, sot po përballemi me gra të masakruara nga shoku i jetës, përballemi me minorenë që abuzojnë seksualisht me minorenë, shohim rrugë të gjakosura deri në gjunjë. A mund të ketë një Ramush kjo Shqipëria jonë? A mund të kemi një dorë të fortë që ti bëjë ballë kësaj katrahure që është kthyer në një tornado që vetëm thith e thith brenda vorbullës së saj pa një pikë shpëtimi. A ka një njeri besnik që ti dali zot këtij vendi, a ka ky vend një Kryeministër?
Zor të themi se mund të ketë. Por gjithsesi një i ashtuquajtur, kohët e fundit po merret me çështje ari dhe parash, tenderë dhe PPP. Edhe Kryeministër edhe ekonomiqar, ku mund të gjenim një më të mirë. E teksa moment pas momenti njihemi me të rejat më të fundit nga krimet makabër që kanë ndodhur së fundmi, Kryeministri jonë me “K” të madhe, po ngrohet në ndonjë qoshe tende në Turqi, e ndërkohë ky vend që paskësh qenë i mallkuar mbeti rrugëve të trazicionit pa një përgjigje.
Për -
Për -
Për - Shtypnews.al nga Shqiperia |
✋👌👍 |
No comments:
Post a Comment