S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, July 23, 2019

Dy “sherre” me mjek-Gjejeni vetë kush e ka fajin / Shtypnews.al /

“ Shiko shëndetin pa të tjerat… “ , kjo është shprehja që shpesh përdoret në vendin tonë kur duam të ngushëllohemi apo t’i japim kurajë tjetrit për problemet që ka. Kemi shkuar për t’u vizituar në spitalet publike. Ndokush mund të ketë dëgjuar nga mjeku aty sugjerimin “ eja në klinikën time private” . Por shumë rrallë ndodh që  mes problemeve për shëndetin dhe ankthit që na vendos përpara , të kujtohemi edhe për ligjin.  Për shqiptarët 2 mijë lekshat ( të vjetër) nëpër xhepat e infermierëve  apo edhe propozimi për të lënë shërbimin mjekësor publik për atë privat, mund të jenë diçka e zakonshme. Apo asgjë për tu alarmuar?!. E njëjta gjë për një shqiptarë nga  Kosova nuk perceptohet njësoj.

Kallëzimi i Islam Ramadanit

46 vjeçari lindur dhe banues në Kosovë u  detyrua t’i drejtohet Qendrës Spitalore Nënë Tereza , për shkak të një problem shëndetësor që pati I biri.  Ishte 26 qershor, kur Islami   u paraqit pranë spitalit francez në këtë qendër bashkë me të birin. “Aty takova mjekun B.B që më tha që të shkoja tek klinika e tij private, pasi sipas tij operacioni kushtonte 1 mijë euro dhe ai operacion nuk kryhej në një spital shtetëror. Debatova me mjekun dhe e mora djalin dhe u largova . Shkova menjëherë në polici për të kallëzuar”-ka dëshmuar  në polici Ramadani, i cili thotë së propozimi i mjekut e kishte nervozuar  shumë . Pas denoncimit,  policia ka thirrur mjekun për  ta pyetur.  Por B.B,  mjeku 50 vjeçar i kësaj historie  ka dëshmuar se babai I pacientit nuk është I sinqertë. Mjeku ka dhënë një deklaratë me shkrim e cila është administruar si provë , në vazhdën e hetimeve. MË poshtë eshtë  një pjesë e dëshmisë ku policia e pyet nëse I ka thënë Islam Ramadanit që “të vijë tek klinika ime private?”
Mjeku : Jo nuk I kam thënë. Vetëm I kam thënë që shërbimin e shpejtë mund ta marrë në spitalin privat
Policia : A i keni kërkuar shtetasit para në këmbim të shërbimit?
Mjeku :Jo nuk I kam kërkuar asgjë, gjë të cilën e ka thënë edhe vetë kallëzuesi. Jam mjek  në repartin e ORL në spitalin Francez. Rreth orës 10 , në zyrën time janë paraqitur dy shtetas, njëri prej tyre donte të bënte një vizitë. E pyeta nëse I kishte dokumentat në rregull. Më tha se unë kam prerë faturë prej 30 mijë lekë të vjetra dhe se dokumentet I kam në rregull. Pasi e egzaminova këtë shtetas, konstatova se kishte dy gjëndra të vogla në anën e majtë të qafës. Çdo shtrim në spital është I planifikuar ku përjashtohen vetëm urgjencat, ndaj mendova se një shërbim sa më të shpejtë pacienti mund ta merrte në një spital privat. Pas kësaj ai iku dhe takoi administratorin e spitalit dhe më pas kishte thirrur policinë, e cila erdhi në zyrën time dhe kur policia na ballafaqoi pacienti pohoi se unë nuk I kisha kërkuar para….

“Lali është mërzitur…”

Fotografi nga letra anonime kundër infermieres
Por  ka edhe raste kur qytetarët e marrin me te qeshur ngathtësinë e mjekëve për t’ju shërbyer.  Dhe për të nxjerrë nervat ata ja nxijnë infermierëve. Merita H. ka vënë në lëvizje prokurorinë nga një pacient I tillë I cili përveç ankesave që kishte në telefon, ka zgjedhur të ankohet me letër anonime. Letra e shkruar me shkrim dore është dërguar në laboratorin e kriminalistikës dhe ishte lënë mbi tavolinën e  mjekes së turnit. Në të shkruhet
“I bëj kërkesë ambulancës. Kam bërë check up tek infermierja e quajtur Merita  dhe më bëri me nerva se nuk i dhashë lekë dhe I bëra edhe vërejtje , por doktori më foli dhe më nxori jashtë ambulancës. Më bëri përshtypje dhe zbulova se doktori dhe infermierja kishin lidhje dashurie. Për këtë do ankohem në ministrinë e shëndetësisë”
Infermierja tregon se pasi lexoi letrën ka komunikuar menjëherë me eprorët të cilët e kanë qetësuar duke I thënë mos të mërzitej. Por pas letrës anonime, infermieres I ka mbërritur një mesazh ku I thuhej :
Zonja infermiere , që ti u solle keq me lalën tim. Do ankohem më lart që ti ke lidhje dashurore me doktorin, mos mendo që doktori do t’ju mbrojë. Për dy ditë rresht doktori dhe infermierja janë vendosur nën breshërinë e mesazheve sharëse , herë duke I kërcënuar e herë duke I paralajmëruar se do “ njoftohej ministria për lidhjen dashurore”
Këto dy histori të shkurtra mbarojnë këtu për sot. Por e nesërmja mund të sjell të tjera ngjarje … kur mund të jeni edhe ju personazh. Na shkruani në adresën tonë të  email info@gazetasi.al për çdo fakt që ju shqetëson nga jeta juaj e përditshme
 

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...