S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Tuesday, July 23, 2019

Të dashur qytetarë të mëmëdheut, jemi në djujmin e fundit…

Të dashur qytetarë të mëmëdheut, jemi në djujmin e fundit…


Askush nuk do kishte menduar se dy qeverisje te dy partive qe pretendojnë se jane aq te ndryshme nga njera tjetra, do kishin rezultuar ne nje drame popullore. Ne nje kerkese mese te natyrshme per rotacion, cdo qytetar i Republikës kerkon qe qeverisja qe vjen te jete me e pergjegjeshme, me e kujdesshme, me realiste, me e ndjeshme dhe natyrisht me e perulur se ajo e mepareshme. 

https://m.youtube.com/watch?v=uUv0LhZUebM&feature=youtu.be

Kjo nuk ndodhi. Dalja jashtë kontrollit e kanabizimit te territorit te Shqiperise, bashke me vetë emertimin si vend i prodhimit me masë të drogave dhe i trafikut te tyre, ishte nje goditje shume e forte ndaj logos se qeverisjes. Kjo ndodhi qe ne muajt e pare dhe u fsheh me nervozizem nga pushteti, madje dhe ne biseda private.

Kanabizimi i vendit ishte Gerdeci i kesaj qeverisjeje. Per t’i shkuar tendences popullore per krahasim, do te duhej qe per te qene njesoj si e meparshmja kjo qeverisje te vriste kater njerez ne bulevard, qe ne debatin pro dhe kundra te fajesohen njelloj te dy kundershtaret me te njejtin krim. Skene qe nuk kishte gjasa te perseritej dy here. Por largimi i me shume se gjysme milioni shqiptaresh dhe mbetja kokeforte e Shqiperise ne krye te listes se azilkerkuesve, bashke me shkaterrimin e shpreses per ndertimin e nje shteti te drejte dhe ligjor u trajtua nga analiste te huaj (te cilet u anatemuan gjithesesi) si nje si-vrasje numerike, por me e sofistikuar, qe nuk kishte konkurueshmeri me te vraret ne bulevard, vetem sepse trupat e te ikurve nuk dergjeshin pllakave te dëshmorëve te kombit, por ne kampe te qelbura refugjatesh dhe barqet gjithe tym, benzine e dhe’  te mauneve qe udhetonin per ne Angli nga Kaleja.

Ne psiqiken e frustruar e te lodhur  te popullit tim, pergjimet dhe zeri i shqueshem i ministrave hajdute, e te panginjur, halabake dhe te trembur per vdekje nga shefi dhe mekembesi i tij i pergjithshem, duket se jane te pamjaftueshme per zemerim. As e folura capraz e dikujt qe duhet te jepte zgjidhje e do te duhej te punonte me shume dhe te fliste shume me pak, ose aspak, nuk duket se ka shkaktuar deri sot nje shqetesim. Psikologet mund te shohin nje marredhenie te cuditeshme mes liderit dhe njerezve te zakonshem ne Shqiperi. Ne i dukemi qeverisjes numra te (polls), te pergjumur e ne trans. Vetem dalja afro 10% ne zgjedhjet e fundit farse e shqetesoi ate. Aspak merzia dhe palumturia, kritikat dhe lenia e vendit, talljet online. Jo. Ishin numrat ne polls qe e mbanin ne kembe caprazllekun. Pas renies dramatike te numrave vjen squllja. Dhe hakmarrja. I dhimshem si teater. Kur mendon se kush e ben dhe si ja del.
Por nuk do ishte vetem arroganca shteterore qe shkakton nje stepje te njeriut te zakonshem. As ekonomia ne gjunje. As mungesa e komunikimit normal mes shtetit, pushtetit, opozites dhe popullates. As mosfunksionini i institucioneve kushtetuese. As dakordesimi i dyshimte per te ruajtur statukuone prej ambasadoreve te perfaqesive te huaja.
Eshte mungesa e limiteve te fyerjes, te konspiracioneve te tryezave per te thyer kundershtaret dhe ata qe mendojne ndryshe. Eshte toka e djegur e parimeve morale dhe te edukates se domosdoshme qe ne fakt, duhet thene, do te duhej te vinte nga prinderit. Per cdo diktator me vese, e para qe deshton eshte nena.
Nuk jane pushtetarer te devijuar dhe amorale. Jemi edhe ne te gjithe qe i pranojme. Nuk ka fajtore te pjesshem dhe faj gjysmak. Ajo cka eshte paradoksale dhe e pakuptueshme, pra dhe e paturpshme, eshte se qeverisja ka vendosur te kryeje me kokefortesi dy aksione qe e lexojne shemtuar dhe perfundimisht. Nga njera ane hapur ka vendosur te pasurohet dhe pasuroje sherbetoret, dhe nga ana tjeter te lere pa buke dhe pa pune, e per kete shkak pa fjale, ata qe mendojne ndryshe. Ne u cartem kur kjo ndodhi ke qeverisjet e mepareshme. A kemi kujtese apo jo? U tmerruam. Reaguam.
Por ne mandatin e dyte te kesaj qeverisjeje ka edhe elemente komiciteti pertej presionit. Nuk te sulmon vetem shteti dhe segmente te cmendura te tij, por ne menyre kapilare dhe te mireorganizuar te sulmojne ish shoke e shoqe shkollash, bashke me prinderit e tyre te cuditur, kuneter e kunata te tyre, fqinj te inatosur dhe shoke tavolinash te vjetra e te vlefshme.

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...