S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Thursday, July 11, 2019

KUJDES: Pjepri në tregjet e Tiranës, me substanca kancerogjene |Shtypnews.al|


Pas shqetësimeve të përvitshme se perimet si domatja dhe kastraveci kanë përmbajtje të lartë pesticidesh, duket se problem këtë vit është pjepri.
Nëse e keni në tryezën tuaj dhe e konsumoni, rrezikon seriozisht shëndetin.
“Në qoftë se këto norma tejkalohen dhe fatkeqësisht në shumicën e rasteve janë të tejkaluara, të dyja këto elementë kur futen në organizëm, sidomos nitratet ndërmjet enzimave të gojës, kthehen në nitrite të cilat pastaj pasi kalojnë në aparatin tretës në stomak, ndërmjet aciditetit të stomakut kalojnë në disa lëndë që quhen nitrozamina të cilat janë substanca potencialisht kancerogjene”, thotë Albana Daka, nutricioniste.
Niveli i lejuar i nitrateve tek pjepri është 90 miligramë për kilogramë. Por në të gjitha matjet e kryera me këtë pajisje të certifikuar ndërkombëtarisht, në katër tregje të Tiranës, ky nivel varion nga 540 deri në 850.
Por nga vjen ky nivel skandaloz i nitriteve tek këto produkte?
“Ne i marrim nitritet dhe nitratet fatkeqësisht në fruta dhe perime në formën e pesticideve apo fertilizantëve që atyre u hidhen gjatë kultivimit të tyre”.
Pas testimit paraprak për nivelin e nitratit në këtë pjepër, Tv Klan iu drejtua ISUV për të saktësuar rezultatin që doli nga testimi paraprak. Por, ISUV thotë se pjepri nuk është në listën e analizave që duhet të kryhen.
“Nuk është në listën e analizave”.
“Në produktet e BE dhe të gjitha vendeve të tjera e kanë në listën e tyre. Kjo është një rast unikal ose një antikap në Shqipëri që nuk përfshihet në listën e kontrolleve, sepse ky hyn në të njëjtën kategori siç hyn edhe shalqini dhe produktet e tjera”, thotë drejtori i ZMK Hasan Stafa.
Pasi Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe veterinarisë refuzoi të kryente analizat, iu drejtuam Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për ta denoncuar këtë rast skandaloz të tregtimit të pjeprit me nivel të lartë nitrati, duke u ofruar t’i tregojmë edhe tregjet ku u kryen testimet. Denoncimin tonë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit tha se do ta verifikojë.
Por kur iu kërkua që ta ndjekim në terren procesin e verifikimit nga grupi i inspektimit, refuzoi. Kështu, pavarësisht konstatimit se në tregje ka produkte ushqimore që tejkalojnë vlerat e lejuara të pesticideve, institucionet nuk reagojnë, duke e rënduar më shumë pozicionin e tyre. Kjo pasi, ata jo vetëm janë përgjegjës për cilësinë e ushqimeve që shiten, por për më tepër, duhet të reagojnë duke i bllokuar këto prodhime në rastin më të parë që sinjalizohen se ato përbëjnë rrezik për shëndetin e konsumatorëve./TV Klan/ /Shtypnews.al

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...