Telefonatë e rreme, apo…!? Bombë në avion, tmerrohen 130 pasagjerë
Në aeroportin e Beogradit, 130 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit u evakuuan këtë mëngjes nga një aeroplan i kompanisë Lufthansa që kishte për destinacion Frankfurtin, pas një alarmi për bombë në bord.
Sipas raportimeve të medias në aeroport, forcat e policisë janë duke u bërë kontrolle.
Megjithatë, policia beson se ndoshta ishte një alarm i rremë.
Siç raportohet në një deklaratë nga ministria e brendshme, një i huaj telefonoi aeroportin “Nikola Tesla” në kryeqytetin serb rreth orës 06.00 të mëngjesit duke deklaruar se kishte një bombë në avionin e linjës ajrore gjermane të Lufthansa që po largohej për në Frankfurt.
No comments:
Post a Comment