Klea Bushi Miss Shqipëria mbylli për këtë vit shtegëtimin e saj në Kalanë e Libohovës. Vajza e cila kishte udhëtuar nga Milano për të qenë pjesë e më të bukurave shqiptare Klea Bushi, ja doli të rrëmbejë kurorën e Miss Shqipëria 2019.
Një natë plot emocion jo vetëm për konkurrentet por edhe për jurinë, me kryetare Eni Çobanin, të cilët kishin vendimin e vështirë për të shpallur fituesen.
Na ndiqeni dhe ne Instagram (( @shtypnews_al ))
28 konkurentet ja dolën të tërhiqnin vëmëndjen e të gjithëve, me performancat e tyre. Ndonëse ka vetëm një kurorë, për vajzat e tjera ishin rezervuar të tjera çmime, si Miss Press, Miss Turizmi, Miss Inteligjenca, Miss Fotozhenia.
Surprizat gjatë mbrëmjes nuk mungonin, pasi në edicionin e këtij viti, Enisa Koleci njëra nga finalistët, pati fatin të fitonte një kontratë punë si velinë në emisionin STOP, ndërsa fituesja e kurorës, një bursë të plotë studimi në Final International University në Qipro.
Këngëtarët ishin ata që herë pas herë c’tensionin situatën më hitet e tyre, duke i bërë të gjithë të çohen e të kërcejnë.
Kompeticioni i këtij viti sapo përfundoi, por Petri Bozo duket se e ka gjetur destinacionin për shtegëtimin e radhës të bukurosheve që do të jenë konkurrente të vitit tjetër. Kalatë asnjëherë nuk mbarojnë, për aq kohë sa dhe ‘Deliart Association’ do të vazhdojë të kërkojë të kurorëzojë më të bukurën e Shqipërisë.
Tv Klan dhe Shtypews.al
https://www.instagram.com/p/Bz0yUtOhP2h/?igshid=1qmhxqn6g3xc1
Eni Çobani ishte juristja që shpalosi emrin e fitueses së kurorës madhështore..!
Shtypnews.al vlesimet metemadh për juristja Eni Çobani
https://www.instagram.com/p/Bz0yUtOhP2h/?igshid=1qmhxqn6g3xc1
Ju Kujtojmë se Miss Shqipëria 2018 ka qenë bukuroshja Alba Bajrami, e cila mes emocionesh dhe lotësh i ka dorëzuar kurorën Klea Bushit. Ndërsa “Miss Buzëqeshja” u shpall Arta Çelaj. Marjana Çobani u shpall “Miss Social Media”.
No comments:
Post a Comment