S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Thursday, May 30, 2019

Markat e fundit dhe stil sipas preferences te kepuceve me porosi tashme i gjeni dhe ne Shqiperi

Markat e fundit dhe stil sipas preferences te kepuceve me porosi tashme i gjeni dhe ne Shqiperi.

Kur e kaperce pasionin si këpucar me një eksperienc që ka filluar që në vitin 1982  nese e analizojm si vite pune në këtë fushë si Këpucarë nuk mund ti thuash pasion më , ajo pastoj quhet "Dhunti"... 

Këtë dhuti e gjeni tek Gjuta, i pari dhe i vetëm me dipllomë sot për sot.

Pasi njeri nga ne të stafi shtypnews.al bëri  këpucet me porosi atëherë vumë re dhe konstatuam se vrtetë dhe ne Shqiperi ka kepucarë me Dipllom në vendin tonë.

Për të qenë më transparent me publikun ju ftojmë që të shikoni foto te tjera si me poshtë ne Instagram⤵⤵⤵⤵⤵⤵⤵
https://www.instagram.com/p/BxCYPoOgSrO/?utm_source=ig_web_copy_link
Faleminderit!

Gratë gënjejnë më mirë se burrat, ja dhe provat |Shtypnews.al|

Askush nuk duhet të ofendohet, po sipas një studimi të realizuar në Angli, burrat gënjejnë tre herë më shumë se sa gratë, dhe gënjejnë sidomos gratë. Pse?
Për këtë ka mendime të ndryshme: për t’i bërë përshtypje seksit të kundërt, për të mos lënduar ndjenjat e një gruaje në një moment të caktuar, nga frika, nga pasiguria, nga mosbesnikëria… edhe për të patur marrëdhënie seksuale.
Cilat janë gënjeshtrat tipike të burrave?
1- Unë nuk jam i martuar, apo në dashuri. Shumë gra kanë zbuluar pas një farë kohe se po dilnin me partnerin e tyre, që ishte i martuar apo i fejuar që ç’ke me të.
Je e para me të cilën e bëj këtë gjë. E bëjnë për të bërë përshtypje, ose pse nuk e mbajnë mend. Dhe gjëja e keqe është se ju e dini, ngaqë jua ka rrëfyer një natë kur kishte pirë shumë.
Kisha një problem me makinën dhe nuk dija si të të paralajmëroja. Ndonjëherë duket se është justifikimi më i kollajtë, për të mos dhënë sqarime.
Kurrë nuk do të të bëja të vuaje. Thonë se nga e thëna në të bërë, është në mes një det i tërë… dhe ne jemi të gjithë njerëzorë, madje edhe nëse dikush ju premton se nuk do t’ju bëjë të vuani, ndoshta do ta bëjë!
Po, e kam parë, por asgjë nuk ka ndodhur … Nuk është ekzaktësisht ajo që ju ka thënë dikush që i ka parë në bar…
E shoh vetëm si shoqe. Ndoshta e thonë për të mos ju lënduar, por nuk është e vërtetë, përkundrazi! Janë të tërhequr.
Është vetëm një kolege pune. Sa marrëdhënie kanë marrë fund për fajin e një kolegeje në punë!
Do të të telefonoj nesër. Dhe nuk ju ka marrë më. Nëse pastaj e ndeshni në rrugë, do të gjejë justifikimin: “më humbi numri yt”. Eshtë një mënyrë e edukuar për t’ju thënë që nuk i interesoni. Kur një burri i pëlqen një grua, do të bëjë të pamundurën për ta takuar, dhe nëse ka humbur numrin, do të dijë se si ta gjejë.
Gratë gënjejnë më mirë se burrat
Sipas një studimi mbi tradhëtitë, gratë dinë të gënjejnë më mirë se burrat, dhe kjo sipas psikologut Manuel Alarcón Molina, i detyrohet faktit që gratë dijnë të kontrollojnë më mirë emocionet që lidhen me ndjenjat e fajit dhe pendesën, kur kanë një sekret vërtetë të rëndësishëm nuk ia rrëfejnë askujt, as edhe mikeshës së tyre më të mirë.

Protesta në Beograd kundër një festivali ku prezantohet kultura shqiptare e Kosovës | Shtypnews.al |

Grupe ultranacionalistësh serbë protestuan të mërkurën në Beograd kundër festivalit me emrin “Mirdita, Dobar Dan”, nëpërmjet të cilit synohet shkëmbimi i veprimtarive artistike si mjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Forcat e policisë rrethuan qendrën kulturore në Beograd ku nga sot deri më 1 qershor mbahet festivali, ndërsa protestuesit që po brohorisnin “Kosova është Serbi” dhe “Kosovën nuk e japim”, u përleshën më forcat e policisë.
Festivali që ka filluar të mbahet që nga viti 2014, prezanton filma, ekspozita dhe organizon debate për të afruar serbët dhe shqiptarët, thellësisht të ndarë që nga lufta e viteve 1998 – 1999.
Festivali organizohet nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Serbi në bashkëpunim edhe me organizata nga Kosova.
“Festivali dërgon mesazh të qartë te publiku por edhe elitat politike se pengesat duhet të hiqen në vend që të krijohen të reja”, thuhet në një deklaratë të organizatorëve.
Festivali u hap mes tensionesh të larta, një ditë pasi që Serbia vuri në gjendje të lartë gatishmërie trupat e saj, pas një operacioni arrestimesh të policisë së Kosovës të peronave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale, pjesa më e madhe në komunat veriore të banuara me shumicë serbe.
Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës të shpallur në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian. Por ajo është përfshirë në një proces bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovës në shkëmbim të integrimit në Bashkimin Evropian.
Të hënën presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha në parlamentin e Serbisë se vendi duhet të pajtohet që e ka humbur kontrollin mbi Kosovën, por nuk do të heqë dorë nga përpjekjet për të mbrojtur popullatën serbe në Kosovë. /Shtypnews.al/

Wednesday, May 29, 2019

Personi që punoi në ndërtimin e autostradës apelon: Kalimi nëpër të është i rrezikshëm, nuk kam besim ta kaloj urën

Perparim Sadiku, ish-punëtor i Bechtel Enkas, ka hedhur dyshime për cilësinë e autostradës ‘Arbën Xhaferi’. I ftuar në emisionin Frontal, Sadiku e ka quajtur autostradën të mirë vetëm në pamje.

“Autostradë mund ta quaj një autostradë në thonjëza. Pamja është e mirë, por zemra është e keqe”, theksoi Sadiku.
Madje, Sadiku ka thënë se nuk ka guxim të udhëtojë nëpër autostradën e re për shkak të cilësisë së dobët.
“Nuk kam besim ta kaloj urën. Nuk do ta vizitojë kurrë autostradës përtej Fusha e Pajtimit. Për shkak se më ndodhi lëndimi duke e ndërtuar dhe cilësisë së keqe. Jam i bindur se 30% i punëtorëve nuk kanë zemër të shkojnë në atë autostradë për shkak të ndërtimit të keq”, tha Sadiku.
E për ndërtimin e keq të autoudhës “Arbën Xhaferi”, Sadiku ka thënë të ketë foto që dëshmojnë një gjë të tillë.
Ai ka deklaruar se është i gatshëm t’ia ofrojë Prokurorisë së shtetit nëse e kontaktojnë.
Sadiku tregoi se atij i është ndaluar 30% e pagës nga Bechtel, të cilën e merrte si kompensim për lëndimin në vendin e punës.
Arsyeja sipas tij ishte deklarimet publike që i kishe bërë në emisionin Frontal rreth lëndimit të tij në punë.






Artan Cara: Kohët e fundit, ne vendin tim ndërprerja e energjisë elektrike pa paralajmërim- /Shtypnews.al /

Kohët e fundit, ne vendin tim ndërprerja e energjisë elektrike pa paralajmërim në qytetete është duke i’u shkaktuar probleme të mëdha konsumatorëve shqiptar e në veçanti bizneseve duke nise qe nga ORBA SERVIS. Siç është vënë re ka më shumë se dy javë që qytetarët e Bathores po përballen me ndërprerje të shpeshta të rrymës elektrike duke e çekulibruar në një farë mënyre rrjedhshmërinë e përditshmërisë së tyre .
Megjithëse në shtrirje kohore ndërprerja e energjisë është relativisht e shkurtër pasojat që shkaktohen prej këtyre shkëputjeve janë të pallogaritshme dhe shpeshherë të pariparueshme për qytetarët si nga ana financiare po ashtu dhe nga ana shëndetësore.
Po cilat janë disa nga problemet që ata hasin çdo ditë për shkak të ndërprerjes së vazhdueshme të energjisë elektrike.
Së pari : Mosfunksionimin normal i pajisjeve elektroshtëpiake, të cilat më së shumti pësojnë defekte të pakthyeshme gjë që bën dhe rritjen e kostos ekonomike për çdo konsumator ata shpeshherë janë të detyruar ose të blejnë pajisje të reja elektrike ose t’i pajisin makineritë e tyre me stabilizatorë ku vlera e të cilit kap nga 3000 mijë lekë deri në 15.000 mijë lekë.
Së dyti : Qytetarëve shpeshherë u duhet të përballen me sorrollatje të shumta nëpër institucine të ndryshme të cilat për shkak të mungesës së energjisë elektrike e kanë të pamundur t’u shërbejnë atyre qoftë dhe për ndonjë vërtetim të thjeshtë.
Së treti : Nuk mund të lëmë pa përmendur sfidën që hasin bizneset e ndryshme private  si përshebull duke nisë që nga Biznesi  ku dodhem unë aktualisht  në 
 Bar Kafe Orba për t’u shërbyer klientëve në mënyrë të duhur , kështu është tepër e ndjeshme problematika e lokaleve e duqaneve – frigorifer të cilat dëshirojnë t’u garantojnë konsumatorve produkte të freskëta dhe të shëndetshme , por që shkëputja e vazhdueshme dhe pa kriter e energjisë bejnë që ato të mos ia arrijnë këtij qëllimi pasi dihet që ngrirja dhe shkrirja e shpeshtë e produkteve bën që ushqimet jo vetëm t’i humbasin këto vlera por dhe të jenë të dëmshme për organizmin e njeriut .
Tashmë, jemi mësuar me faktin se para çdo fillim sezoni turistik te shqiperisë u duhet të përballen me këtë fenomen i cili ndoshta për institucionet që janë përgjegjëse për këto ndërprerje të energjisë mund të jetë një rutinë e zakonshme vjetore , por për konsumatorin pagesa mujore e OSHEE-SË është një detyrim ligjor , por pa pyetur ndonjëherë se çfarë dëmi u shkaktohet qytetarëve si rezultat i mospërmbushjes të nevojave më elementare të tyre.
Në fund të fundit duket theksuar fakti se në kontratën e OSHEE-SË me konsumatorin pika 8.2 theksohet : në bazë të ligjit 8.2 Për rastet e ndërprerjeve të parashikuara në gërmat f dhe g të nenit 8 .


Përkatësisht pika f – “ në rastet kur jepen urdhëra nga shërbimi dispeçer konform akteve ligjore apo nënligjore në fuqi, dhe pika g- kur në rrjetat elektrike kryhen punime mirëmbajtjeje dhe riparimi të programuara furnizuesi OSHEE eshtë e detyruar të bëjë njoftimin me mjetet e informimit publik, të paktën 24 orë para, duke treguar gjithashtu edhe orën kur fillon ndërprerja “ gjë e cila deri më sot nuk është zbatuar .
Shkruan ne fb e tij - Artan Cara

Tuesday, May 28, 2019

Joq.Albania "Te falenderosh dike dhe mos te marresh pergjigje a ju ka ndodh ndonjeher"-...?

Shtypnews.al  Uron sukse te metejshme stafit"JOQ Albania" ne punen e tyne te palodhshme... Ne stafi Shtypnews.al nuk jemi aspak xheloz per kete fakt, perkundrazi e pergezojm, ndaj dhe ne te Shtypnews.al i urojm me zener suksese gjithsecilit adm aty.  Mirpo kemi dhe nje  pyetje per ta!?
PYETJA ESHTE

"Te falenderosh dike dhe mos te marresh pergjigje a ju ka ndodh ndonjeher".? Ndaj kishim edhe urimin dhe pyetjen njekohesisht per ju stafin e "JOQ.Albania".
Ne shtypnews vertet  u gezuam pradaj per here te pare po shkruajm per Ju...!

Shtypnews.al pershendet njekohesisht gjith shqiptaret qe ndodhen fans ne faqen me te madhe ne shqiperi SOT PER SOT
Pershendetje......!all ✋

Meqe jemi zeri juaj Ju pershendesim Fort


  1. Ata jan arsyeja qe dhe ju si staf keni shkruar sot si me poshte.


💥 JEMI 2 MILION 🇦🇱 NË FACEBOOK 💥 

Nëse politika po i ‘përzë’ shqiptarët çdo ditë nga vendi ynë, JOQ Albania në 9 vite të historikut të saj është munduar të bëjë të kundërtën, teksa ka mbledhur bashkë 2 milion shqiptarë në platformën më të madhe informative dhe argëtuese.

Sigurisht që JOQ Albania nuk është rritur vetëm nga përkushtimi i pashoq i strukturave të saj nga drejtuesit tek gazetarët, por është përforcuar nga shqiptarët kudo që ndodhen, madje dhe nga ti që po e lexon këtë rresht tani.

Duke qenë një redaksi ku problemit më të vogël të qytetarëve i kushtohet e njëjta rëndësi si një lajmi të bujshëm, JOQ Albania është bërë “dera” e çdo shqiptari nga Tropoja në Sarandë, nga Mitrovica në Strugë e kudo ku ka treva shqipfolëse.

Si popull i zhgënjyer, i vuajtur, dyshues për gjithçka, por që hipnotizohet lehtë nga dikush që mbjell pemë apo shpërndan 2 qese me ushqime, me të drejtë keni pasur dyshimet tuaja.

Në janar të vitit 2011 idhtarët e PD na akuzonin se ishim të shitur te Rama me shokë, në ditët e sotme kemi dëgjuar se jemi të shitur te Basha, Veliaj, Kryemadhi, Berisha, Tahiri, Kokëdhima, Doshi apo deri te Eduard Ndocaj. E vërteta është se pronarët dhe shefat tanë keni qenë, jeni dhe do mbeteni ju!
Ata që na njohin nga afër, na quajnë të çmendur... 

Në një kohë kur censura mediatike vetëm rritet, jemi krenarë ta themi me modesti që politikat e redaksisë tonë nuk i vendos as paraja e as ngjyrat politike, por vetë qytetarët, të cilët me çdo mesazh të tyrin formëzojnë të gjitha pjesët e puzzle-it të realitetit shqiptar.

Na jeni referuar shpesh si “shpresa e vetme e vendit”, “aleati më i fortë i shqiptarëve” dhe asgjë më shumë se kaq nuk ka qenë më motivuese për gazetarët tanë, për t’u ndjerë krenarë për besimin që u është dhënë nga vetë populli.

Jemi falenderues ndaj Zotit dhe ndaj jush që ekzistojmë akoma, pavarësisht presionit, joshjes, raportimeve të publikimeve që po na bën vazhdimisht Rilindja, por nuk na do as Opozita e cila nuk do të bezdiset kur të vijë në pushtet.

Sigurisht që nuk jemi perfektë, ama e kemi bashkë në dorë që të bëjmë më të mirën. 

Ju faleminderit sërish! 🙏 

Stafi i JOQ Albania 


PER -/ SHTYPNEWS.AL/ Nga ==> >/TC/

Reagon KFOR-i, jemi të gatshëm të ndërhyjmë | Shtypnews.al |

Policia e Kosovës që nga mbrëmë ka nisur një aksion në disa të komuna të Kosovës, që si cak ka pasur disa persona, përfshirë këtu edhe policë e doganierë. Aksioni ka vazhduar sot edhe në veri, ku raportohet se janë plagosur katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Lidhur me këtë situatë, ka reaguar edhe komandanti i KFOR’it, i cili ka thënë se janë të gatshëm të intervenojnë nëse nevojitet.
Lidhur me situatën aktuale, KFOR-i ka informuar se Policia e Kosovës po kryen një operacion policor në tërë Kosovën, pas fletëarrestimeve të lëshuara nga Gjykata e Prishtinës në lidhje me një hetim mbi korrupsionin, derisa kanë thënë se janë të gatshëm të intervenojnë për të garantuar sigurinë e gjithë komuniteteve.
“KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën dhe është i gatshëm të intervenojë, nëse kërkohet si përgjegjës i tretë, në mënyrë që të garantojë sigurinë për të gjitha Komunitetet, në përputhje me mandatin e vet sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në komunikatë.
Në komunikatën e KFOR’it drejtuar mediave, thuhet se ky është vetëm një operacion policor dhe se as Forca e Sigurisë së Kosovës ose ndonjë forcë tjetër ushtarake nuk është vendosur në veri të Kosovës.
“Për shkak të ndjeshmërisë politike të momentit, komandanti KFOR-it fton të gjitha palët që të merren me mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore dhe me përgjegjësi, pa asnjë forcë ose dhunë. Njerëzit duhet të qëndrojnë të qetë, nuk kanë asgjë për t’u frikësuar”, përfundon komunikata.
Një aksion i Policisë së Kosovës të hënën, nën udhëheqjen e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, la nën pranga katër kontrabandistë dhe katër doganierë.
Ndryshe, Gazeta Express ka raportuar se këta kanë qenë në vëzhgim disa mujorë si të përfshirë në korrupsion. Ata dyshohet se në mënyërë ilegale kanë lejuar që të futen në vendin tonë sasi të mëdha të mallit të kontrabanduar.
I njëjti aksion, mëngjesin e së martës vazhdoi edhe në disa komuna tjera të Kosovës. Operacioni policor u shtri edhe në Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, Mitrovicë Veriut, Drenas e Skenderaj.
Përmes një komunikate është bërë e ditur këta persona dyshohen për “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale, si: “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar”. Për realizimin e këtij aksioni, Policia e Kosovës ka hasur edhe në rezistencë të armatosur.
Deri më tani është raportuar se janë të plagosur katër pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Policia ka bërë të ditur se kjo ka rezultuar me arrestimin e disa zyrtarëve të nacionaliteteve të ndryshme, shqiptarë, serbë e boshnjakë./Gazeta Express

Ëndrra ndodhi! Jo një, por dy shtëpi për Xheisonin në Tiranë- | Shtypnews.al |


Gjithçka u finalizua në natën finale. Xheisoni nuk ka një shtëpi, por dy shtëpi në Tiranë. Gjithçka që nisi nga një kontribut vullnetar online e u pasua me shuma të mëdha, me njerëz që u identifikuan e shumë të tjerë që nuk pranuan ta zbulojnë emrin e tyre, u kurorëzua sonte.

Dhen ne të=> Shtypnews.al  》i urojm në emër të miqve tanë Xheisonit që ti Gëzojë Shtepitë.! 
Dhe nje falenderim për insiatoret që nisen këtë e për gjithë ata që morën pjesë në realizimet e tyne me përkushtym. 

Zoti i paftë me t'mira..! Bravo.


“Në kurthin e Piter Panit”“Fundjavë ndryshe” dhe shumë donatorë të tjerë bënë të mundur që Xheisoni dhe familja e tij të transferohen në kryeqytet dhe jo vetëm ata, por edhe dy gjyshërit e vogëlushit në një shtëpi tjetër në rezidencën “Anna”, në Tiranë.


Nga nata finale, Alketa Vejsiu dha lajmin se për Xheisonin janë mundësuar nga të gjithë donatorët dy shtëpi. Për të arritur këtë dhuratë të madhe për vogëlushin ka ndihmuar edhe bashkia e Tiranës dhe kryetari i bashkisë, Erion Veliaj.
Pasi e falënderoi dhe e përqafoi Lali Erin, i cili erdhi enkas për t'i dhënë lajmin e bukur 'tarameles' së Piter Panit, Xheisoni nuk i mbante dot lotët: “Qaj nga gëzimi, nga emocioni…” – tha vogëlushi që qante me ngashërim duke përsëritur vazhdimisht “Faleminderit”.
"Janë lot gëzimi, lot emocionesh..." vazhdonte i emocionuar vogëlushi duke hedhur poshtë shprehjen se "burrat nuk qajnë": "Kjo shprehje është kot, se të gjithë njerëzit qajnë..." - tha dhe kishte të drejtë.
Të gjithë sonte qanë bashkë me të. Me lot gëzimi, me lot emocionesh. PËR TË TJERA MUND TË NA NDIQNI DHE NË / Shtypnews.al



Monday, May 27, 2019

Sikur Arba Kokalari ta shihte korin e duartrokitësve politikë

Nga- Flutura Açka

Sikur Arba Kokalari ta shihte korin e duartrokitësve politikë

Shqiptarët e thjeshtë kanë gjithë të drejtën të krenohen për bijën e tyre, Arba Kokalarin. Por entuziazmi i tepruar, nuk na shkon aq shumë, veçmas po të shqyrtosh hollë sikur kjo vajzë fantastike të ishte mes nesh. T’i themi gjërat siç janë, miqtë e mi, ne do ta kishim “shqyer” Arbën, do ta kishim cunguar, do ta kishim asfiksuar. Po të ishte ekonomiste, edhe sikur këshilltare e ekonomisë të qe, ne do ta kishim hedhur në një cep, do ta kishim bërë një zyrtare të rëndomtë, sepse për këshillat e saj cili ministër do të qe duke pritur? Po të ishte mësuese, një drejtor idiot shkolle do ta thërriste një ditë në zyrën e tij me suva të rënë dhe do ta pyeste se cilën parti simpatizonte? Kur ajo t’i thoshte se nuk simpatizonte asnjërën dhe nuk mbante anë, ai do të këmbëngulte se ajo duhet me patjetër të mbante anë, ç’ishte kjo mësuese pa anë kështu, do të habitej drejtori partiak. Po të ishte mjeke, Arba jonë e dashur do të skuqej nga turpi kur t’i afrohej pacientit të saj dhe t’i thoshte se në farmacinë e spitalit mungonte aksh medikament, dhe se, edhe pse veshjet e tij i rrëfenin se sa i varfër qe, ajo prapë do të këmbëngulte se ai duhet ta blente diku jashtë, mu te farmacia përballë, që një Zot e dinte se si e kishte atë medikament që i mungonte spitaleve shqiptare. Sikur Arba të qe politikane, aq e hijshme që është, siç janë gratë shqiptare në përgjithësi, qeniet më të emancipuara të kësaj shoqërie, gjëja e parë që do të ndeshte ishte “të lypurit” e paturp, ose të rafinuar, e më pas të shihte fotot e saj nëpër tabloide se si ishte veshur atë ditë enjte kur të hynte në parlament (ditë feste kombëtare tani), a thua se Arba ishte në ndonjë pasarelë. Askush nuk do të merrej me mendjen brilante të Arbës, me idetë e saj politike, që mund të ndikonin në fatin e këtij populli, të cilit mendja vetëm i ikën dhe i ikën përditë nga sytë këmbët. Tani ka filluar t’i ikë edhe trupi. E vetmja gjë që po i mbet janë “të paturpshmit” dhe ngrehinat e fshatrat me mure të lartë e derë të mbyllur, ku fshehin luksin më së shumti hajdutët me pushtet (që u bënë të mbipasur për tridhjetë vjet), fshatra që nuk i gjen kund në Europë (edhe pse atje ka të pasur në mbi treqind vjet). Sikur Arba të qe këtu, do të kërkonte së pari një gjë fare të thjeshtë: një ndjesë të thellë për kalvarin e Musine Kokalarit, por nuk do ta merrte kurrë. Sikur Arba të qe këtu, do ta shihte se si hapen çdo ditë faqet e para të gazetave me intervista të eksponentëve të diktaturës, se si krekoset dhe trash zërin ish-ministri i diktaturës si folës parlamenti, se si përfaqësuesi më i lartë i popullit i sheh ditën për diell hajdutët që i rriti vetë me frymën e tij puniste se si e rrjepin popullin, dhe i duartroket dhe i mbron dhe i voton dhe i promovon me qejfin e madh se i kanë derdhur edhe atij ca nga rinia e tyre. Sikur Arba të shihte se si është katandisur shteti, se si u hidhet gaz qytetarëve nëpër shtëpira dhe fëmijët helmohen në pikë të mëngjesit dhe një zonjëzë e quajtur Avokate e Popullit as e di që i është helmuar populli, dhe as ka hapur ndonjë çështje për këtë çështje. E të shihte pastaj se si nuk ka as gjykatë, as institucione, një ministri rendi që i bien ministrat si rrënjë kanabisi në fund zezoni, se çfarë shteti gargarel është, ku një pjesë e Opozitës është edhe Presidencë, edhe “pak” qeveri, edhe Opozitë. Se si Opozita shan përditë me të drejtë Kryeministrin, por nuk thotë asnjë fjalë për kryeministrat në tentativë, që e kanë bërë kryeqytetin shqiptar dhe gjithë Shqipërinë të pajetueshme. Sikur Arba ta shihte se në teatër nuk shkon dot, se e kanë kyçur, se në kinema nuk shkon dot se ka vetëm filma aksion, që të shiten kartat dhe dekoderat e miqve, sikur të shihte katandinë e Televizionit Publik Shqiptar se si ha si lubi paratë e shqiparëve dhe jep vetëm programe mediokre, që të mund të shiten programet e privatëve, apo të kërkonte ta nxirrte fëmijën poshtë pallatit, nuk do të mundte dot, sepse çdo shesh të vogël e të madh e ka zënë një pallat i ri që ua zë zytë përditë shqiptarëve, dhe sikur të gjendej në trafikun e Tiranës do t’i dilte shpirti duke u vërtitur pafund nëpër të, nëpër trafik që askush, por askush deri tani, nuk e ka llogaritur se sa kohë, energji, para, humbim çdo ditë shqiptarët, vetëm prej kapriçiove të krerëve të krekosur rajonalë. Le pastaj të dilte te sheshi që na bën aq krenar me çmimet ndërkombëtare, që nuk ka asnjë dritë të vetme natën dhe asnjë hije ditën nën diellin mesdhetar. Kur Arba të vijë në Shqipëri, do të bëjë mirë t’i shmangë sa më shumë politkanët shqiptarë, të cilët prej saj do të duan vetëm një foto, të mbjellë një pemë, a të pranojë një dekoratë, për arsye se ajo na e kanë ndritur emrin e Shqipërisë (pavarësisht se jo prej ndihmës sonë bujare), kur Arba të ulet në Parlamentit Europian, të mendojë për shqiptarin e thjeshtë, i cili është shumë, por shumë më shumë europian se politika e tij. Shembulli është Arba vetë.
Dritë të pastë emri, edhe mbiemri, Arba!

Nëse ju kujtohet, 5 vjet më parë Arba ndërmori një tur mediatik në Shqiperi, nga ku kërkoi votat e shqiptarëve të Suedisë për në PE | Shtypnews.al |

Nga - Arben Vata
Në kushtet kur në Shqipëri, Europë dhe madje edhe në USA, ka shpërthyer një valë e pa përshkruar hareje mes shqiptarësh për fitoren e Arba Kokalarit si deputete e djathtë suedeze për në Parlamentin Europian (PE), mendova se është e nevojshme të jemi të përmbajtur dhe mbi të gjitha të mësojmë disa të vërteta, përpara se suksesi i Arbës të na duket si sukses i përbashkët, apo për më tepër sukses politik i Shqipërisë dhe Kosovës, bashkë.
Lajmi, sipas meje, nuk është që një zonjë shqiptare zgjidhet në Suedi si deputete e PE, por fakti që zonja është pasardhëse e një nga figurave të njohura antikomuniste në Shqipëri. Siç shumica e dinë, ajo është pinjolle e Musine Kokalarit, e cila pati një histori të hidhur gjatë regjimit të Enver Hoxhës, histori e cila mesa duket ka lënë gjurmë edhe në formimin ideologjik të Arbës. Megjithese u rrit në Suedi, ajo përqafoi herët idetë e partive të djathta (Moderaterna), ngjyrat e së cilës Arba do ti përfaqësojë edhe në Bruksel në grupin e Partive Popullore (EPP).
Po pse nuk është lajm që një shqiptare shkon në PE? 
Nuk është ky lajmi, jo sepse Arba nuk është shqiptare (këtë nuk mundet askush ta vërë në dyshim), por për një arsye tjetër; sepse Arba shkoi në Bruksel në fakt pa votat e shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Suedi. Ajo u votua deputete e PE, me votat e suedezëve. 
Do mundohem ta argumentoj këtë si vijon: 
1- Nëse ju kujtohet, 5 vjet më parë Arba ndërmori një tur mediatik në Shqiperi, nga ku kërkoi votat e shqiptarëve të Suedisë për në PE. Ajo takoi edhe liderët politikë të të gjitha krahëve, por siç dihet mbështetja e sinqertë që ajo kërkoi, nuk i erdhi në vitin 2014. Nisur nga ky zhgënjim, në zgjedhjet e kësaj radhe ajo nuk i bazoi shpresat në votat e shqiptarëve të Suedisë, por në votat e suedezëve, sidomos të rinjve. 
2-Një tjetër arsye për këtë, ishte edhe fakti se në garë për një mandat deputeti në PE ishte kësaj radhe edhe shqiptari tjetër, Adnan Dibrani, i cili garonte për të majtët (S). Shqiptarët që jetojnë prej vitesh në Suedi, sipas preferencave partiake dhe personale, bënë thirrje të veçanta për të mbeshtetur Arbën ose Adnanin, megjithese për hir të së vërtetës Adnani ishte nr 10 i S dhe kishte më pak shanse për tu zgjedhur. (Partia S merr zakonisht 5 vende në PE, kurse M e Arbës 3-4 vende). Shqiptarët me të drejtë vote në Suedi janë disa dhjetra mijë dhe fakti është që nëse keto vota do të ishin të personalizuara, do ta kishin çuar Arbën në PE qysh në vitin 2014. 
3- E vërteta tjetër është që shumica e atyre shqiptarëve që votuan, mbështetën publikisht Adnan Dibranin, siç thanë ata publikisht, për shkak të lidhjeve të tij më të ngushta me komunitetin shqiptar në Suedi. 
4- Nga ana tjeter, shumica e shqiptarëve në Suedi (të Shqipërisë dhe Kosovës), njihen për afeksionin e tyre për të majtën dhe ky është një argument tjetër që Arba ka fituar vetë, jo me votat e shqiptarëve. 
5- Për më tepër siç dihet, shumë shqiptarë nuk shkojnë fare për të votuar kur shikojnë se një pjestar i komunitetit të tyre mund të ketë sukses. Xhelozia nuk është një tipar i huaj ndër shqiptarë.
Modestisht, sipas meje, këto janë disa arsye se përse nuk mund të themi se Arba është një deputete shqiptare në Bruksel; aq më tepër nuk kemi pse mburremi sepse ne nuk kontribuam që ajo të zgjidhet. Arba e fitoi vetë këtë dhe e meritoi suksesin politik, pa ndihmen tonë. Si një zonje suedeze, jo si shqiptare, pavarësisht sesi ajo ndihet. 
Pavarësisht sesi na pëlqen ne të mendojmë, ajo përfaqëson një parti suedeze në PE dhe do të mbrojë e përfaqësojë politikat e saj. E sigurtë, për ata që e njohin, është se Arba është po aq antikomuniste sa Musineja.
Suksese Arba! Gëzoju asaj që ti arrite vetë, pa ne! 
Per -/ Shtypnews.al/ nga Artan Cara/

Nga zgjedhjet e djeshme në Belgjikë, nuk fitoi asnjë kandidat shqiptar?!

Bruksel, 27 maj -Siq kemi rapoprtuar dje në Belgjikë, në zgjedhje morën pjesë 17 kandidatë shqiptarë për të votuar në zgjedhjet në nivel evropian, federal dhe regjional. Ashtu siq pritej nga zgjedhjet e djeshme, në nivel evropian, federal dhe regjional nuk fitoi asnjë kandidat shqiptarë, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva jonë” drejtpërsëdrejti nga Brukseli.
Nga i dërguari ynë në Bruksel.
Pesë kandidatët shqiptarë në Belgjikë kanë pohuar se ky është një rast i favorshëm për shqiptarët, që përveç parlamenteve rajonale dhe atij nacional belg, të kenë përfaqësi edhe në Parlamentin Europian.
Ashtu siq pritej në Belgjike: Nga zgjedhjet e djeshme ne nivel evropian, federal dhe regjional nuk fitoi asnjë kandidat shqiptare.

Rezultate modeste të kandidatëve belgo shqiptarë, në zgjedhjet në Belgjikë për deputet regjional, federal dhe europian, por megjithate duhet konsideruar sukses edhepse asnjeri nuk arriti te fitojë me u zgjedhur deputet.
Sipas të dhënave që kemi arritur t’i grumbullojmë në zgjedhjet e djeshme në Belgjikë për deputet regjionalë, federal dhe europian kandiduan, edhe 21 belgo shqiptarë, në parti të ndryshme belge.
Në Parlamentin Europian,
 kandidoi për deputet, politikani i mirenjohur
 AMET GJANAJ, (PS)Bruksel, dhe i fitoi 24.377 vota që nuk i mjaftuan për t’u zgjedhur,por eshte shqiptari me i votuar në Belgjike dhe me ndikim me te madh ne politiken belge.
Në Parlamentin e Belgjikës,
 u kandiduan por nuk fituan votat e mjaftueshme per t’u zgjedhur:
LUIZA DURAK-(PS) Bruksel (me origjine nga Haraçina e Shkupit, 25 vjeçare nëne e 2 femijeve ajo i fitoi 4865 vota që nuk i mjaftuan me u zgjedhur deputete federale.
ARBER HALILI,  Partia e Gjelber  Flamane, GROEN,Antwerpen, i fitoi 3910 vota.
VALENTINA HOTI, (GROEN) Ostende i fitoi 2399 vota
ELISA MURIQI,( OPEN VLD) Vilvorde i fitoi 2204 vota.
ALKETA SELIMAJ (CDH) Bruksel, i fitoi 1402 vota
HAKAN BALKAN ( CDH) Bruksel, i fitoi 1011 vota
ARLINDA ALIA, me origjine nga Shqiperia, Lista Destexte, ajo i fitoi  312 vota.
Në Parlamentin e Valonisë u kandidua vetëm politikania e njohur belgo shqiptare
NERMINE KUMANOVA,(PS),ajo  i fitoi 3127 vota, që nuk i mjaftuan e u zgjedhur.
Në Parlamentin e Flandres kandidoi vetem
ARTON BEHRAMI,(SPA) me origjine nga  Kosova,jeton ne Antwerpen Deurne u kandidua nga Partis Socialiste flamane SPA ai i fitoi 1221 vota.
Në Parlamentin e Regjionit të Brukselit u kandiduan 11 kandidatë:
HABIBE DURAKI (PS)Bruksel, i fitoi 2403 vota dhe nuk i mjaftuan me u zgjedhur deputete
AVNI GJANAJ (PS)Bruksel i fitoi 2047 vota
QENDRESA GERLICA (PS),Bruksel  i fitoi 1943 vota 
BURIM DEMIRI (DEFI), Bruksel, i fitoi 776 vota
LAURE LITA ( MR) Bruksel, i fitoi  760 vota
KRISTELA Bytyçi, (MR) Bruksel  i fitoi 677 vota
VIOLETTE GASHI ( CDH), Bruksel i fitoi 667 vota
ARSIM JAKUPI ( DEFI) Bruksel i fitoi 664 vota
BARDHYL ALIA, Bruksel, me origjine nga Shqiperia LIsta Destexe i fitoi 178 vota
VERA DEDA,( Lista Destexe) Bruksel, me origjine nga Shqiperia i fitoi 151 vota.
Megjithate duhet konsideruar sukses vet kandidimi dhe votat e fituara veçanrisht kandidatet e Partise Socialiste frankofone belge,të cilët edhepse pse nuk fituan por e faktorizuan vehten ne partine e vet.
Sociologjia e 21 kandidateve 
12 femra dhe 9 meshkuj.
Me origjine nga Shqiperia jane 9 ,nga Kosova janë 7 dhe nga Maqedonia 5 veta.
Mosha mesatare e kandidateve shqiptare nuk i kalon 38 vjet, pra jane  te ri, per me punuar ne politike,  krahasuar me  50,3 vjet të 71 kandidateve  flaman belg nga partia NVA, pra partia kryesore ne Belgjike e cila fitoi edhe me se shumti vota.
Pregatitja shkollore i siguruam te dhenat vetem per 17 kandidate shqiptare per depute, prej tyre  12 jane me fakultete te kryera , nje student dhe 4 me shkolla te mesme.
Poashtu edhe numri i kandidateve 21 veta, eshte i madh nga belgo shqiptaret, nese e krahasojme me komunitetin turk  22 kandidate që i paten turqit ne keto zgjedhje ne Belgjikë.Sepse kandidimi per deputet nuk eshte pune e lehte. Ne Belgjike jetojne afer 200 mije turq dherreth 70 mije shqiptarë nga gjitha trojet etnike.
Nga zgjedhjet ne Belgjike ne nivelin regjional dhe federal eshte brengosese fitorja e partive nacionaliste flamane  qe e veshtireson formimin e qeverise se ardhshme belge.

Shqiptarët morën një lajm të mirë ditën e sotme. Arba Kokalari, /Joq. Albania/

Shqiptarët morën një lajm të mirë ditën e sotme. Arba Kokalari, 32 vjeç u zgjodh si eurodeputete në parlamentin europian. Me një shqipe të admirueshme, Kokalari është mbesa e Musine Kokalarit, gruaja e cila u diplomua në vitin 1941 në universitetin “La Sapienza” në Romë.

Kokalari, nën programin e partisë “Moderata”, arriti të hynte në PE, duke u bërë e para shqiptare që ulet në këtë parlament.

Ajo lindi në Tiranë më 27 nëntor 1986, dhe më pas bashkë me prindërit, motrën Ina dhe të vëllain Kevin, emigruan drejt Suedisë.

Lidhjet e saj me Shqipërinë nuk janë shkëputur, Arba ka ruajtur gjuhën shqipe dhe dashurinë për vendin tonë. Arba është mbesa e Musine Kokalarit, vajzës së bukur, jeta e të cilës u shkatërrua nga sistemi komunistë.

Musine Kokalari, është ndër disidentet e para gra ndaj sistemit komunist që në vitin 46. Ajo botoi librin e saj të parë “Seç më thotë nëna plakë” në vitin 1939. Më pas në ’43-shin ajo botoi gazetën “Zëri i Lirisë”. Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua nga forcat e Mbrojtjes së Popullit e gjyqi e dënoi me 20 vjet burg.

Në vitin 1961, e nxjerrin nga burgu dhe e internuan në Rrëshen për 22 vite të tjera,. Ajo doli në pension me gjysmë page. Në vitin 1981, u sëmur me kancer, dhe dy vjet më vonë u largua përgjithmonë nga jeta. Asaj nuk ju dha as mundësia për tu kuruar në spitalin onkologjik.

Musine jetonte e vetme në një dhomë të amortizuar, në një shtëpi përdhese në moçalishte, bashkë me dy-tri familje të tjera të persekutuara. Ajo punonte në ndërtimin e pallateve e përziente llaç për ustallarët e Gollobordës.

Musineja ndërtonte qytetin që edhe pse dha shumë për të, ai nuk i jepte as një strehë për të futur kokën. | Joq.Albania|

Deri dje asnje fjal nuk u thoshte per kete zonje. Sot thurin levdata per kete shqiptare...


Deri dje asnje fjal nuk u thoshte per kete zonje. Sot thurin levdata per  kete shqiptare...
Sot njerzit me kollare i servilosen, duke e mallengjy me shkrimet e tyne......
( Zoti beri Imer qe te ndodh kjo, per te seleksionuar servilizmin - para nesh )
Se ketu ndodhin çudira, ose kur vdes flasin ne medja e gjithandej, ose si ky rast.. Ndaj me pelqej rasti dhe pergezoj per kete 👍💪
2 Lexoje dhe merre si ispirim per pasardhesit te marrin shembull tek kjo Shqiptare.
Un jam pa kollare, dhe i uroj shqipes suksese ne jet✋#Bravo Nga A Cara

Zgjedhjet evropiane 2019: Çfarë ndodhi dje, në një minutë

Zgjedhjet evropiane 2019: Çfarë ndodhi dje, në një minutë / Nga - A Cara/

Pjesëmarrja ishte më e larta në 20 vite, 51 % në total. Pjesëmarrja më e lartë ishte në Belgjikë, me 89% dhe më e ulëta në Slloveni, 28.29%.
Partitë e gjelbëra morën një rezultat të mirë dhe thanë se një “dallgë e gjelbër” ishte duke vërshuar nëpër Evropë. Në Francë, Gjermani dhe Irlandë, partitë e gjelbëra patën rritje shumë të fortë. Grupimet e të gjelbërve në Parlamentin evreopian parashikohet të marrin mbi 70 vende.
Ekuilibri i pushtetit do të ndryshojë, teksa partitë tradicionale e mbajtën vendin e parë me një avantazh shumë të vogël. Popullorët do të mbajnë shumicën me një avantazh prej 179 vendesh, nga 221 që ishte ai.

Partia Brexit e Nigel Farage mori 31% të votave në Britaninë e Madhe, por ndërkohë edhe liberal demokratët pro europianë patën një rritje të popullaritetit. Në zgjedhje pësuan humbje të mëdha konservatorët dhe laburistët.

Partia e ekstremit të djathtë e Marine Le Pen kryeson ndaj partisë së Macron në Francë, 23.6% me 22.6%. Partia e gjelbër e Yanick Jadot u rrit në vendin e tretë me 13.1%.
Separatistët e Katalunjës Puigdemont (në mërgim) dhe Junqueras (në burg) fituan vende në parlament. Partia anti imigrim Vox gjithashtu fitoi vendet e para në PE.
Kryeministri grek, Alexis Tsipras bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme pasi u mund nga partia e opozitës Demokracia e Re, me një avantazh prej dhjetë pikësh.
Më shumë se 400 milion evropianë po zgjedhin deputetët që do i përfaqësojnë në Bruksel dhe Strasburg në pesë vitet e ardhshme.

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...