Sot priten reshje, kryesisht pasdite. Ato do të jenë të dobëta në gjithë territorin, por lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Ekziston mundësia që në zona të kufizuara, reshjet të jenë në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por në zonën bregdetare ajo pritet të forcohet, ku për momente do të fryjë deri e fortë.
Temperaturat minimale dhe maksimale
Në bregdet: 12 / 18 °C
Në vendet e ulëta: 11 / 19 °C
Në vendet malore: 5 / 16 °C ==> Shtypnews.al
No comments:
Post a Comment