S/N

My photo
Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/

Wednesday, May 1, 2019

Rita Ora planifikon të bëjë një këngë në gjuhën shqipe?

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka dhënë një intervistë për gazetën zvicerane 20minuten, ku ka folur për Kosovën dhe këngën në gjuhën shqipe.
Ajo do të mbajë një koncert këtë verë në Zyrih që i kushtohet tërësisht kulturës muzikore shqiptare-kosovare.
Rita Ora, ti je pjesë e rëndësishme e festivalit Alba në Zyrih, i cili do ketë edhe këngëtarë shqiptarë e kosovarë. Cila është marrëdhënia jote me Kosovën?
Ndonëse jam rritur në Londër, prindërit e mi më mësuan shumë për vendin tim prandaj jam krenare që jam nga Kosova.
A shkon shpesh atje?
Sa herë kam mundësi, shkoj të kaloj kohë me familjen time.
Që prej vitit 2015, ti je Ambasadorja e Nderit në Kosovë. Cfarë domethënie ka kjo për ty?
Është një nder i madh për mua që të kem mundësi të prezantoj shtetin në këtë mënyrë dhe unë i marr punët shumë seriozisht.
Së bashku me ty, Dua Lipën, Bebe Rexhën, ka dhe disa këngëtarë shqiptarë me sukses ndërkombëtar. Si e shpjegon këtë?
Muzika dhe kërcimi janë në gjakun tonë. Mendoj se është fanstastike që ne kemi mundësinë të shfaqim talentin tonë në të gjithë botën. Gjithashtu jam e lumtur që ne mund ta bëjmë vendin të njohur kudo.
A do të këndosh në gjuhën shqipe në fund të qeshorit?
Ti duhet ta zbulosh këtë kur të vish në koncert.
Do bësh një këngë shqiptare?
Sigurisht, do ishte fanstastike të regjistroja një këngë shqiptare një ditë.
Festivali nuk është në Kosovë, por në Zyrih. Përse të pëlqen Zvicra?
Kur kam kohë të lirë, unë kam qejf të udhëtoj. Njëherë ngjita Zyrihun. Pamja ishte shumë e bukur dhe tregonte sa i mahnitshëm është Zyrihu.
Përvec muzkës, ti ke punuar si aktore, stiliste dhe prodhuese tekile. Cfarë mund të presim nga e ardhmja?
Më pëlqen të jem e zënë. Si një person krijues, është e rëndësishme pëe mua të merrem me shumë gjëra. Së shpejti do ketë shumë nga unë, në fushën e muzikës, filmit, modës dhe tekilës.

/Ora News.tv

No comments:

Post a Comment

Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai

  Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...