Kohët e fundit, ne vendin tim ndërprerja e energjisë elektrike pa paralajmërim në qytetete është duke i’u shkaktuar probleme të mëdha konsumatorëve shqiptar e në veçanti bizneseve duke nise qe nga ORBA SERVIS. Siç është vënë re ka më shumë se dy javë që qytetarët e Bathores po përballen me ndërprerje të shpeshta të rrymës elektrike duke e çekulibruar në një farë mënyre rrjedhshmërinë e përditshmërisë së tyre .
Megjithëse në shtrirje kohore ndërprerja e energjisë është relativisht e shkurtër pasojat që shkaktohen prej këtyre shkëputjeve janë të pallogaritshme dhe shpeshherë të pariparueshme për qytetarët si nga ana financiare po ashtu dhe nga ana shëndetësore.
Po cilat janë disa nga problemet që ata hasin çdo ditë për shkak të ndërprerjes së vazhdueshme të energjisë elektrike.
Së pari : Mosfunksionimin normal i pajisjeve elektroshtëpiake, të cilat më së shumti pësojnë defekte të pakthyeshme gjë që bën dhe rritjen e kostos ekonomike për çdo konsumator ata shpeshherë janë të detyruar ose të blejnë pajisje të reja elektrike ose t’i pajisin makineritë e tyre me stabilizatorë ku vlera e të cilit kap nga 3000 mijë lekë deri në 15.000 mijë lekë.
Së dyti : Qytetarëve shpeshherë u duhet të përballen me sorrollatje të shumta nëpër institucine të ndryshme të cilat për shkak të mungesës së energjisë elektrike e kanë të pamundur t’u shërbejnë atyre qoftë dhe për ndonjë vërtetim të thjeshtë.
Së treti : Nuk mund të lëmë pa përmendur sfidën që hasin bizneset e ndryshme private si përshebull duke nisë që nga Biznesi ku dodhem unë aktualisht në
Bar Kafe Orba për t’u shërbyer klientëve në mënyrë të duhur , kështu është tepër e ndjeshme problematika e lokaleve e duqaneve – frigorifer të cilat dëshirojnë t’u garantojnë konsumatorve produkte të freskëta dhe të shëndetshme , por që shkëputja e vazhdueshme dhe pa kriter e energjisë bejnë që ato të mos ia arrijnë këtij qëllimi pasi dihet që ngrirja dhe shkrirja e shpeshtë e produkteve bën që ushqimet jo vetëm t’i humbasin këto vlera por dhe të jenë të dëmshme për organizmin e njeriut .
Bar Kafe Orba për t’u shërbyer klientëve në mënyrë të duhur , kështu është tepër e ndjeshme problematika e lokaleve e duqaneve – frigorifer të cilat dëshirojnë t’u garantojnë konsumatorve produkte të freskëta dhe të shëndetshme , por që shkëputja e vazhdueshme dhe pa kriter e energjisë bejnë që ato të mos ia arrijnë këtij qëllimi pasi dihet që ngrirja dhe shkrirja e shpeshtë e produkteve bën që ushqimet jo vetëm t’i humbasin këto vlera por dhe të jenë të dëmshme për organizmin e njeriut .
Tashmë, jemi mësuar me faktin se para çdo fillim sezoni turistik te shqiperisë u duhet të përballen me këtë fenomen i cili ndoshta për institucionet që janë përgjegjëse për këto ndërprerje të energjisë mund të jetë një rutinë e zakonshme vjetore , por për konsumatorin pagesa mujore e OSHEE-SË është një detyrim ligjor , por pa pyetur ndonjëherë se çfarë dëmi u shkaktohet qytetarëve si rezultat i mospërmbushjes të nevojave më elementare të tyre.
Në fund të fundit duket theksuar fakti se në kontratën e OSHEE-SË me konsumatorin pika 8.2 theksohet : në bazë të ligjit 8.2 Për rastet e ndërprerjeve të parashikuara në gërmat f dhe g të nenit 8 .
Përkatësisht pika f – “ në rastet kur jepen urdhëra nga shërbimi dispeçer konform akteve ligjore apo nënligjore në fuqi, dhe pika g- kur në rrjetat elektrike kryhen punime mirëmbajtjeje dhe riparimi të programuara furnizuesi OSHEE eshtë e detyruar të bëjë njoftimin me mjetet e informimit publik, të paktën 24 orë para, duke treguar gjithashtu edhe orën kur fillon ndërprerja “ gjë e cila deri më sot nuk është zbatuar .
Shkruan ne fb e tij - Artan Cara
No comments:
Post a Comment