Eurodeputetja e parë shqiptare, kush është Arba Kokalari
Arba Kokalari është eurodeputetja e parë shqiptare në Parlamentin Europian. Ajo jeton në Suedi dhe është pjesë e partisë së Moderuar.
Kjo forcë politike ka fituar 17.6 % të votave, duke siguruar katër eurodeputetë, ndër ta edhe Kokalarin.
Por kush është Arba Kokalari:
Arba Kokalari ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986.
Ajo është vajza e madhe e dy prindërve Bardh e Arjana Kokalarit si dhe mbesa e Musine Kokalarit, veprimtares politike të shekullit të 19-të në Shqipëri.
Arba jeton prej vitesh në Stokholm dhe atje ka mbajtur postin e sekretares ndërkombëtare të grupimit rinor të Partisë së Moderuar.
Ndërsa është angazhuar në politikë që në moshën 16-vjeçare.
Ndërkohë, Kokalari ka kandiduar edhe në zgjedhjet e kaluara të PE, por këtë herë ajo arriti të sigurojë fitoren.
No comments:
Post a Comment