FIERAKE E BUKUR
Rrëzë Apolonisë rendje duke kënduar,
dhe s'kishe aspak turp, fierake e bukur,
zemrën ç'ta këputi,një djalë i dashuruar,
para tij përdridhesh,si nuselale e zbutur.
Mezi po prisje,të çelte sythet pranvera
se të pëlqen të luash kolonave,si flutur,
sa të këput meraku për djalin,si përhera
po kur e sheh së largu,buza tretet skuqur.
Kur kthen kokën pas digjesh përvëluar,
fushës paqësisht shkel barin e vesitur,
kjo aroma jote ,lidhi djalin këmbë e duar,
u tret pas gjurmës,nëpër muzg djersitur.
Mes fluturimit erotik, shkove ëndërruar,
prej flokut rrëshkiti shamia përmbi gur,
nëpër gjoksin e djalit,u valëvit fluturuar,
sa vure dorën ta merrje,sec të ra një nur.
Sa kohë kishe që prisje çastin e bekuar,
dhe mbi krahët e tij re,si hënë e ndritur,
kur fllad i vajzërisë rrëqethi djalin me duar,
ty lulen e paprekur,të puthi buzë dridhur.
©copyright reserved Mimoza Çobo
S/N
- Shtypnews.al
- Vlersimet dhe falenderimet tona per ju qe na ndiqeni nuk mungojn kurre! https://www.facebook.com/MediaLaim/
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai
Edi Rama: Kjo është pikë kufitare, siç shkruan ai Në rastin më të mirë, ky shpërthim emocional i ngjyrave që mbuluan vendkalimin Muriqan m...
-
Foto " Mimoza Musai " Antologjia e Këngës Durrsake MIMOZA MUSAI – GJU MË GJU ME POPULLIN Këtë këngë të kënduar nga M...
-
“Unë quhem Elona Kuburja, i lutem Ministrisë së Shëndetësisë të më ndihmojë të shërohem dua të jetoj edhe unë si shoqet e mia! Ju lutem...
-
Urgjente:Urgjente:Urgjente: Sapo jam ndare nga vizita e Fatlind Petrit Bucaj i cili eshte 20 vjeç dhe eshte diagnostikuar me tumor ne kok...

No comments:
Post a Comment